Volkswagen, prodhuesi më i madh i automjeteve në Evropë, raportoi një humbje prej 5.8 miliardë eurosh gjatë tremujorit të tretë, në një periudhë kur konkurrenca nga kompanitë kineze po bëhet gjithnjë e më e fortë.
Gjatë së njëjtës periudhë të vitit të kaluar, VW kishte regjistruar një humbje prej 1.1 miliardë eurosh.
None found
Sipas të dhënave të publikuara nga kompania, të ardhurat e përgjithshme të grupit u ulën me 6.3%, duke zbritur në 75.3 miliardë euro.
“Rezultatet e nëntë muajve të fundit e bëjnë të qartë një gjë: Nuk mund të përballojmë të humbasim më kohë. Duhet të veprojmë shpejt dhe me vendosmëri”, deklaroi drejtori financiar i Volkswagen, Arno Antlitz.
Shifrat tregojnë presionin në rritje mbi kompaninë për të përshpejtuar transformimin e saj. Volkswagen po përballet me konkurrencë të fortë në Kinë, me rritje të kostove vjetore për shkak të tarifave doganore dhe me shpenzime të larta nga kalimi drejt automjeteve elektrike në Evropë, treg ku rivalët kinezë po zgjerojnë gjithnjë e më shumë praninë e tyre. /Telegrafi/
Në Gjykatën Supreme të enjten po mbahet seanca gjyqësore ku shqyrtohet kërkesa për mbrojtjie të ligjshmërisë në rastin ndaj Jeton…
Anëtari i "Platformës 12.05", Andrej Petrov thotë se nuk ka pasur kurrë takim me kryeministrin Hristijan Mickoski, kur u pyet…
Që nga mëngjesi i sotëm, janë kryer kontrolle në dhjetëra lokacione, për shkak të një operacioni të ri nga Departamenti…
Në fjalën e tij nga foltorja e Kuvendit, kryetari i PD, Sali Berisha, ka shpërthyer në Parlament ndaj Taulant Ballës,…
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) në RMV ka sekuestruar rreth 2 tonë mish dhe produkte mishi të pasigurta gjatë…
Ministri i Punës, Familjes dhe Vlerave të Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, ka konfirmuar se kanë nisur inspektimet në Qendrën për…