Në kuadër të një programi të gjerë për reduktimin e shpenzimeve dhe thjeshtimin e veprimtarisë, Grupi Volkswagen po vlerëson mundësinë që marka Seat të hiqet gradualisht deri në vitin 2029.
None found
Mediat gjermane raportojnë se propozimi ka marrë tashmë miratimin e drejtuesve të Volkswagenit, ndërsa nesër, të premten, më 4 shtator, pritet të shqyrtohet nga bordi mbikëqyrës.
Plani parashikon që Seat të mos jetë më pjesë e portofolit të markave të Grupit Volkswagen në përfundim të kësaj dekade. Në këtë rast, burimet financiare do të orientoheshin drejt Cupra-s, markës së dalë nga Seat, e cila aktualisht po regjistron rezultate shumë të mira.
Volkswagen nuk ka pranuar të komentojë zyrtarisht mbi vendimin e raportuar. Një zëdhënës deklaroi se dokumentet e brendshme shqyrtohen dhe miratohen nga strukturat përkatëse, ndaj kompania nuk dëshiron të dalë para këtij procesi.
Seat Cupra UK, në një reagim të dërguar për revistën Autocar, nuk i hodhi poshtë raportimet, por u shpreh:
“Transformimi i thellë që po përjeton industria përfshin edhe Grupin Volkswagen dhe, natyrisht, Seat S.A., ndërsa nxitësi i këtij ndryshimi është angazhimi ynë ndaj elektrifikimit.
Ndryshimet e mëdha në kontekstin global kanë ushtruar ndikim të fortë mbi industrinë e automobilave, sidomos gjatë vitit të fundit. Për rrjedhojë, Grupi Volkswagen po harton një plan transformimi që përfshin të gjithë aktivitetin e tij dhe synon rritjen e efikasitetit dhe të konkurrueshmërisë.
Objektivi është që Grupi Volkswagen në tërësi, së bashku me subjektet përkatëse, të funksionojë në mënyrë më efikase dhe të përdorë vazhdimisht mundësitë që krijojnë sinergjitë teknologjike.”
Në vitin 2025, Cupra arriti shifrën rekord prej 328.800 automjetesh, pasi shitjet e saj u shtuan me 32.5 për qind. Në të njëjtën periudhë, dërgesat e Seat zbritën me 17 për qind, duke u ndalur në 257.400 automjete.
Për Volkswagenin, funksionimi paralel i dy markave spanjolle sjell kosto më të larta në zhvillim, marketing dhe shpërndarje, veçanërisht sepse automjetet e tyre shpesh synojnë të njëjtin grup blerësish.
Cesc Fabregas ka komentuar fitoren historike të Comos me rezultat 9-1 ndaj Lensit në Ligën e Kampionëve, duke kërkuar nga…
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi me kryetarët dhe sekretarët e degëve të PD-së, ka bërë thirrje…
Një anëtar i një organizate kriminale që mashtronte gra të moshuara ka rënë në prangat e Policisë në Selanik. [...]…
Dy aktivistët Dritan Goxhaj dhe Edison Lika janë liruar mbrëmjen e kësaj të mërkure, pasi u shoqëruan me forcë nga…
Kërkimet për 69-vjeçarin, Hamit Ibro janë duke vazhduar nën rrënojat e pallatit të shkatërruar nga shpërthimi që ndodhi ditën e…
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi me kryetarët dhe sekretarët e degëve të PD-së, ka bërë thirrje…