Volkswagen ka vendosur të zgjerojë planin e reduktimit të fuqisë punëtore, duke parashikuar shkurtimin e 50 mijë vendeve të tjera të punës deri në fund të kësaj dekade. Me këtë masë, numri i përgjithshëm i pozicioneve që pritet të zhduken arrin në 100 mijë.
None found
Plani i ri është dakordësuar mes drejtuesve të kompanisë dhe përfaqësuesve të sindikatave, ndërsa gjiganti gjerman përballet me rënie të kërkesës për automjete elektrike, tarifat amerikane dhe presionin në rritje nga prodhuesit kinezë.
Sipas Volkswagen, përshtatja e numrit të të punësuarve me “realitetet ekonomike” është e domosdoshme.
Shkurtimet përfaqësojnë rreth 15% të të gjithë fuqisë punëtore globale të grupit.
Ky konsiderohet ristrukturimi më i madh i vendeve të punës në historinë e industrisë botërore të automobilëve, duke kaluar edhe shkurtimet e ndërmarra më herët nga kompani si General Motors dhe Ford.
Pas vitit 2030 mbetet e pasigurt vazhdimësia e katër uzinave në Gjermani, të vendosura në Hannover, Emden, Zwickau dhe Neckarsulm.
Mbyllja e tyre do të shënonte herën e parë që Volkswagen ndërpret funksionimin e fabrikave të plota në vendin ku ka origjinën.
Plani i ristrukturimit është miratuar në mënyrë unanime nga bordi mbikëqyrës i kompanisë.
“Ky është një sinjal i fortë për të ardhmen e Volkswagen Group”, deklaroi drejtori ekzekutiv Oliver Blume.
Volkswagen Group zotëron marka të njohura ndërkombëtarisht, mes tyre Audi, Porsche, Škoda, SEAT, Cupra, Bentley, Lamborghini dhe Ducati.
Mbrojtësi i Barcelonës, Jules Kounde, është vonuar për disa sekonda në grumbullimin e skuadrës para fillimit të stërvitjes, duke mbërritur…
Më 24 nëntor, Real Madridi siguroi një fitore të madhe me rikthim ndaj PSV Eindhoven (5-1) në ndeshjen e xhiros…
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka dështuar të mbahet të mërkurën seanca për rastin e vrasjes në Aktash. Shkak u…
Policia e Kosovës ka paralajmëruar qytetarët dhe institucionet për një e-mail mashtrues që po dërgohet në adresa të ndryshme elektronike,…
Në kuadër të operacionit të koduar “Shkolla të Pastra”, një grup që shiste drogë pranë shkollave dhe në ambiente të…
Sot, në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave dhe Vajzave, në Shkup mbahet marsh protestues kundër femicidit dhe…