Toyota është duke përgatitur automjetin e saj të parë elektrik me autonomi të zgjatur, i cili mund të udhëtojë deri në 1.000 kilometra me një karikim, duke përdorur një motor benzine si gjenerator.
Projekti po zhvillohet nga ndërmarrja e përbashkët GAC Toyota. Mediat kineze raportojnë se modeli i ri do të jetë një version krejtësisht i ri i Toyota Highlander.
None found
Ky automjet do të ndryshojë nga hibridet plug-in, pasi lëvizja e rrotave do të realizohet vetëm nga motorët elektrikë. Motori me benzinë nuk do të lidhet drejtpërdrejt me rrotat, por do të përdoret për të prodhuar energji dhe për të karikuar baterinë kur ajo të shterojë.
Sipas të dhënave të publikuara më herët, SUV-i do të ofrojë shtatë vende për udhëtarë. Në pjesën e përparme pritet të vendoset një motor benzine 1.5 litra me turbo, i cili do të sigurojë energjinë për udhëtime më të gjata.
Me baterinë e karikuar, automjeti pritet të përshkojë afërsisht 150 kilometra. Më pas, motori me benzinë do të ndizet për të prodhuar energji dhe për të zgjatur udhëtimin.
Prodhuesi japonez ka një përvojë të gjatë në fushën e automjeteve hibride dhe hibride plug-in. Tani, Toyota duket se po orientohen edhe drejt teknologjisë së autonomisë së zgjatur, e cila është përhapur veçanërisht në tregun kinez.
Mario Mitaj dhe Daniele De RossiNdërsa na ndajnë edhe pak minuta nga startimi i ndeshjes Inter – Genoa, e vlefshme…
Protestat e sotme ne Tirane ka marrë vëmendjen e mediave ndërkombëtare, të cilat raportojnë për përshkallëzimin e situatës. “Protestat e…
Një incident është regjistruar gjatë protestës kombëtare të 28 Nëntorit në Tiranë, ku autoboti i policisë ka hedhur ujë me…
Një sërë ngjarjesh kriminale janë regjistruar gjatë 27 dhe 28 nëntorit në disa qytete të vendit. Në mesin e rasteve…
Analisti Fatos Lubonja ka komentuar organizimin e protestës së 28 Nëntorit, duke evidentuar mungesën e një përfaqësie të përbashkët mes…
Deputeti i Partisë Mundësia Erald Kapri është sulmuar me lëndë helmuese nga policia në protestë ditën e sotme. Siç mund…