Kompania britanike Morgan Motor Company ka lançuar programin “Bespoke as Standard”, i cili u mundëson 50 blerësve të punojnë drejtpërdrejt me ekipin e dizajnit për të personalizuar veturën e tyre.
Nisma do të pranojë pjesëmarrës deri në fund të vitit 2026. Para nisjes së prodhimit, klientët mund të përcaktojnë ngjyrat, materialet dhe elementet e përfundimit që dëshirojnë.
None found
E themeluar më 1909, Morgan ka një traditë të gjatë të prodhimit artizanal dhe të përshtatjes së veturave sipas kërkesave të klientëve. Me programin e ri, kompania synon ta organizojë më qartë këtë proces dhe të përfshijë disa përmirësime pa kosto shtesë.
Zgjedhjet përfshijnë ngjyra standarde, metalike ose të porositura posaçërisht, si dhe llojin e lëkurës, tapicerinë dhe ngjyrën e mbulesës së jashtme.
Artizanët e përfshirë në ndërtimin e secilës veturë do të kenë mundësi të vendosin nënshkrimin e tyre në pjesën e poshtme të kapakut të motorit. Po ashtu, çdo automjet do të ketë një pllakë të firmosur nga drejtori menaxhues i kompanisë dhe një album fotografik të procesit të prodhimit.
Programi është në dispozicion për modelet Plus Four, Supersport dhe Supersport 400 në Britani, Evropë dhe tregje të tjera ndërkombëtare. Blerësit në SHBA mund ta përfitojnë ofertën vetëm për modelin Plus Four.
Dorëzimet e veturave të personalizuara parashikohet të fillojnë në pranverën e vitit 2027. Të interesuarit duhet të kontaktojnë përfaqësuesin më të afërt të Morgan-it para mbylljes së programit. /Telegrafi/
Barcelona do ta presë Real Madridin të dielën, nga ora 21:00, në kuadër të xhiros së 10-të të La Ligës.…
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, reagoi pas kërkesës së grupit parlamentar të PDK-së drejtuar presidentes Justina Shiroka-Pula për rikthimin në…
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, deklaroi të enjten se protestat që konsiderohen “të paligjshme” do të ndalohen në ditët në…
Një protestë maratonë e studentëve dhe e qytetarëve është mbajtur sot më 22 tetor. Protesta ka nisur që në orën…
Sabah Kerjota, Conference League dhe Ernest MuçiTrabzonspor dhe Hearts do të zbresin prej orës 18:45, për ndeshje e vlefshme të…
Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka shpallur të paligjshme arrestimin e tetë personave të ndaluar…