Për rreth 40 vjet, një tregtar veturash në Ohio ka ndërtuar pa bujë një koleksion me disa nga modelet më të njohura sportive amerikane, kryesisht të prodhuara nga General Motors. Tani ai ka vendosur të fillojë t’i shesë.
Koleksioni shfaqet në një video të publikuar së fundmi në YouTube, ku tregtari John Clay Wolfe i sheh nga afër veturat dhe negocion për të blerë disa prej tyre. Aty gjenden Chevrolet Camaro, Pontiac Trans Am, Buick Grand National dhe një Ford SVT Lightning i vitit 2000.
None found
Mes modeleve që tërheqin vëmendjen është një Chevrolet Camaro IROC-Z i vitit 1985, me vetëm rreth 322 kilometra të përshkuara. Wolfe bie dakord ta blejë për 45 mijë dollarë, transmeton Telegrafi.
Ai blen edhe një Chevrolet Corvette C3 për 7 mijë dollarë. Vetura është e bardhë nga jashtë dhe e kuqe në brendësi, por ka një problem me transmisionin.
Negociatat nuk përfunduan me marrëveshje për të gjitha veturat. Wolfe nuk bleu disa prej tyre sepse çmimet e kërkuara nuk i linin hapësirë të mjaftueshme për fitim, ndërsa të tjera kishin nevojë për më shumë punë e riparime sesa ai ishte i gatshëm të merrte përsipër.
Veturat e përzgjedhura nga Wolfe do të ofrohen në ankandin që mbahet më 23 dhjetor në Manheim Dallas. Ai synon të nxjerrë në shitje rreth 100 automjete, pa çmim minimal të garantuar.
Për të marrë pjesë në ankand, blerësit duhet të përfaqësohen nga një person me licencë për tregtimin e automjeteve.
Një veturë historike Porsche 924, e cila në vitin 1979 ishte pjesë e flotës së Policisë së Emirateve të Bashkuara…
Mes tensioneve dhe përplasjeve të vazhdueshme, protesta në Tiranë vijon prej shumë orësh me tone të ashpra. Pas shpërndarjes së…
Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni, ka reaguar pas sulmit fizik ndaj dy punonjësve të Higjienës Komunale në Shkup,…
Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj sulmit fizik të dy punonjësve shqiptarë të Higjienës Komunale në Shkup, të cilët…
Një grua 39-vjeçare është arrestuar në Itali, pasi ka tentuar të mbysë vajzën e saj 8-vjeçare me një kordon prej…
Një situatë kaotike është në këto momente në Rrugën “Myslim Shyri” në Tiranë. Forca të shumta policie janë vendosur mbrapa…