Categories: auto

Makina e re e policisë rrugore të Kalifornisë, një Camaro që s’të lë pa e kapur

Policia Rrugore e Kalifornisë (CHP) ka prezantuar zyrtarisht automjetin më të ri të patrullimit, një Chevrolet Camaro SS 1LE, duke mbyllur kështu një kapitull që kishte filluar qysh në vitet ’70. Kjo makinë është e pajisur me të gjitha mjetet e nevojshme për ndjekje në autostrada.

Automjeti me ngjyrat klasike bardh e zi është publikuar në faqen e CHP Fleet Operations, i kompletuar me stemat zyrtare, mbrojtësen e përparme, dritat sinjalizuese dhe pajisjet e tjera të specializuara për patrullim, raporton Telegrafi.

Të lidhura

None found

Lidhja mes Camaro-s dhe CHP-së nisi në vitin 1979, kur kjo agjenci provoi një model Z28 si një opsion me performancë të lartë për ndjekjet në rrugët e shpejta.

Gjatë dekadave, Camaro ka pasur disa paraqitje në flotën e CHP-së si mjet special. Versioni më i ri është një SS 1LE me motor 6.2-litër V8, i cili prodhon 455 kuaj fuqi dhe 455 lb-ft moment rrotullues.

Por kjo nuk është thjesht një Camaro SS me drita policie.

Paketa 1LE është projektuar për performancë në pista dhe sjell një sistem më të sofistikuar të shasisë dhe pezullimit, duke i siguruar automjetit qëndrueshmërinë e duhur në shpejtësi të mëdha, pikërisht ajo që nevojitet në një ndjekje autostradale.

Sipas testeve të pavarura, shpejtësia maksimale e këtij modeli arrin rreth 175 milje në orë, çka i bie afërsisht 282 km/h.

Camaro-ja është e pajisur me një shirit drite mbi çati, drita emergjence në pjesën e përparme dhe anët, si dhe me sinjalet tradicionale të kuqe dhe blu.

Një element tjetër dallues është antena e gjatë e radios, e instaluar sipas stilit të Camaro-ve që përdorte CHP në vitet ’70. Ky detaj lidhet drejtpërdrejt me trashëgiminë e modelit, ndërsa vetë makina tjetër është e pajisur me teknologji bashkëkohore dhe panel dixhital.

Chevrolet e prodhoi Camaro-n e fundit të gjeneratës së gjashtë më 13 dhjetor 2023, duke i dhënë fund, të paktën për momentin, prodhimit të një prej emrave më ikonë të makinave amerikane.

CHP mbulon rreth 105 mijë milje autostrada në Kaliforni, por ende nuk është bërë e ditur se në cilin repart do të shërbejë automjeti dhe sa shpesh do të dalë në terren.

Agjencia e ka quajtur zyrtarisht këtë makinë “Camaro-ja e fundit e CHP-së” dhe planifikon ta dërgojë në rrugë gjatë javës së ardhshme.

Ndërsa Chevrolet ka lënë të hapur mundësinë që Camaro të rikthehet me një gjeneratë të re, aktualisht asnjë projekt i tillë nuk është konfirmuar.

Për momentin, ky SS 1LE shënon fundin e një epoke: një Camaro V8 me 455 kuaj fuqi, i ndërtuar jo vetëm për të patrulluar autostradat, por edhe për të kapur ata që mendojnë se mund t’i ikin policisë. /Telegrafi/

të fundit

Civil society calls on parties in Kosovo to agree on election of president

Organizatat e shoqërisë civile në Kosovë, 45 sosh, u bënë thirrje partive parlamentare që të arrijnë marrëveshje për zgjedhjen e…

56 seconds ago

Kurti pays homage at the grave of professor Ejup Statovci on the 29th anniversary of the student protests

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në 29-vjetorin e protestave studentore dhe në nderim të jetës dhe veprës së…

1 minute ago

Indictment against the official of the Ministry of Environment, suspected of damaging the state by over 15.7 million euros

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj zyrtarit të Ministrisë së Mjedisit, Naser Hafizit, për tri vepra…

2 minutes ago

Nasim Haradinaj u bën thirrje deputetëve: “Bashkim! Bashkim! Bashkim!

Ish-nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka bërë thirrje për unitet të deputetëve të Kuvendit…

2 minutes ago

Lavdie Gradica at protest: The families of martyrs are seeking justice, not privileges

Në protestën e mbajtur në sheshin e Prishtinës me moton “Jo në emrin tim”, kundër aktgjykimit të Gjykatës Speciale ndaj…

2 minutes ago

LIVE: Protest in Pristina against the Special Court ruling

Ka nisur protesta “Jo në emrin tim” në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, e organizuar nga platforma qytetare “Liria ka Emër”,…

3 minutes ago