Trashëgimia familjare zakonisht lidhet me bizhuteri, orë ose mobilie të vjetra, por familja Born në Kolorado ka ruajtur ndër breza një pasuri krejt të veçantë: qindra makina dhe kamionë klasikë.
None found
Pas tre brezash të përkushtuar ndaj koleksionimit, rreth 300 automjete dhe tabela do të dalin në shitje më 19 shtator në Eaton, Colorado.
Koleksioni përfshin një numër të madh modelesh të hershme të Ford, mes tyre një Ford Model T të vitit 1912, disa Model A dhe një Ford Roadster të vitit 1932. Pjesë e ankandit janë gjithashtu dhjetëra makina, kamionë dhe projekte restaurimi të viteve ’30 dhe ’40.
Marka Ford nuk është e vetmja e përfaqësuar në këtë koleksion. Blerësit do të gjejnë edhe automjete të vjetra Chevrolet, Pontiac, Oldsmobile, Dodge, Plymouth dhe International, përfshirë një Chevrolet Bel Air të vitit 1964 dhe një Pontiac Firebird Esprit të vitit 1974.
Një tjetër veçori e ankandit është se për disa automjete ofertimi do të nisë nga vetëm 50 cent.
Kjo vlerë fillestare nuk nënkupton se makinat do të shiten për disa centë, pasi pritet që çmimet të rriten gjatë zhvillimit të ankandit.
Automjetet do të jenë të disponueshme për t’u parë më 18 shtator, një ditë para ankandit, i cili nis më 19 shtator.
Organizatorët kanë parashikuar edhe mundësinë që të interesuarit të marrin pjesë duke ofruar online.
Mbeturinat e Kumanovës përkohësisht do të dërgohen në deponinë Drislla në Shkup.Këtë e bëri të ditur kryetari i Komunës së…
Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka reaguar ndaj kritikave të Aleksandar Vuçiqit për bashkimin e partive shqiptare…
Ish-ministri gjerman për Evropën, Michael Roth, ka reaguar ndaj deklaratës së Ivica Daçiqit se flamuri serb një ditë do të…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar një letër urimi nga kryeministri i Bullgarisë, Rumen Radev, me rastin e formimit…
Pedagogu Lush Susaj ka rrëfyer një episod nga protestat studentore të viteve 2018-2019, duke sjellë në vëmendje rastin e studentit…
Një sulm i përgjakshëm ndaj aeroportit ndërkombëtar “King Khalid” në Riad të Arabisë Saudite ka shkaktuar 12 viktima dhe 309…