Ekranet me prekje të instaluara në automobilat e rinj mund të cenojnë ndjeshëm sigurinë në trafik, pasi shpesh e largojnë përqendrimin e shoferëve nga rruga.
Një hulumtim i Qendrës së Teknologjisë së kompanisë së sigurimeve Allianz ka treguar se, në situatat e analizuara, shpërqendrimi i shkaktuar nga ekranet digjitale ndikoi në sigurinë e ngasjes më shumë sesa prania e alkoolit në gjak.
None found
Studimi u prezantua në kuadër të Allianz Motor Day 2026 dhe përfshiu analizën e më shumë se 34 mijë aksidenteve të trafikut, krahas testeve në simulatorë të ngasjes dhe hulumtimeve shkencore për shpërqendrimin e shoferëve.
Rezultatet tregojnë se kur shoferi i largon sytë nga rruga për më shumë se dy sekonda, rreziku për aksident rritet dukshëm.
Vështirësia shtohet kur veprime të zakonshme, si ndryshimi i temperaturës ose rregullimi i radios, duhet të kryhen përmes ekraneve ku nevojiten disa prekje dhe kalim nëpër menu të ndryshme.
Ndikimi i shpërqendrimit u vu re më qartë në testet që kërkonin reagim të menjëhershëm nga drejtuesit.
Gjatë simulimit të frenimit të papritur në autostradë, përplasjet u regjistruan në 18,2 për qind të rasteve kur shoferët ishin të përqendruar. Kur ata shpërqendroheshin, kjo shifër arrinte në 54,3 për qind.
Një rezultat i ngjashëm u vu re edhe në skenarin ku një fëmijë shfaqej papritur në rrugë. Në këtë rast, përplasjet u rritën nga 3,9 në 11,2 për qind, ndërsa në 39 për qind të rasteve shoferët e shpërqendruar nuk reaguan fare.
Për t’i vlerësuar më tej rezultatet, hulumtuesit i krahasuan ato me simulime të ngasjes nën ndikimin e alkoolit, me nivel prej 0,8 promilësh në gjak.
Në të katër skenarët e përfshirë në testim, drejtuesit e shpërqendruar dolën më dobët. Sidoqoftë, bëhet fjalë për simulime të veçanta dhe gjetjet nuk nënkuptojnë se çdo përdorim i ekranit është më i rrezikshëm sesa ngasja nën ndikimin e alkoolit.
Në Gjykatën Supreme të enjten po mbahet seanca gjyqësore ku shqyrtohet kërkesa për mbrojtjie të ligjshmërisë në rastin ndaj Jeton…
Anëtari i "Platformës 12.05", Andrej Petrov thotë se nuk ka pasur kurrë takim me kryeministrin Hristijan Mickoski, kur u pyet…
Që nga mëngjesi i sotëm, janë kryer kontrolle në dhjetëra lokacione, për shkak të një operacioni të ri nga Departamenti…
Në fjalën e tij nga foltorja e Kuvendit, kryetari i PD, Sali Berisha, ka shpërthyer në Parlament ndaj Taulant Ballës,…
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) në RMV ka sekuestruar rreth 2 tonë mish dhe produkte mishi të pasigurta gjatë…
Ministri i Punës, Familjes dhe Vlerave të Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, ka konfirmuar se kanë nisur inspektimet në Qendrën për…