Brembo, kompania italiane e njohur për sistemet e frenimit, ka prezantuar një teknologji të re që mund të ndikojë ndjeshëm në mënyrën si do të funksionojnë frenat e automjeteve në të ardhmen. Zgjidhja e re braktis skemën tradicionale hidraulike dhe kalon te kontrolli elektronik i drejtpërdrejtë për çdo rrotë.
Në këtë sistem, në vend të presionit të lëngut të frenave përdoren aktuatorë elektrikë, të cilët komandojnë në mënyrë të veçuar kalibrat e frenave në secilën rrotë. Kjo i jep mundësi kompjuterit të veturës të përcaktojë me saktësi forcën e frenimit që duhet të aplikohet në çdo rrotë, në çdo çast.
None found
Sipas konceptit të paraqitur nga Brembo, kjo teknologji mund të ofrojë reagim më të shpejtë, kontroll më efikas në frenimet emergjente dhe hapësirë më të madhe për t’u integruar me sistemet moderne të asistencës në drejtim, si edhe me automjetet autonome.
Një tjetër avantazh i rëndësishëm lidhet me heqjen e një numri të madh komponentësh klasikë hidraulikë, gjë që mund ta bëjë sistemin potencialisht më të thjeshtë për mirëmbajtje dhe më të përshtatshëm për nevojat e prodhuesve të makinave.
Objektivi i kësaj teknologjie është që menaxhimi i secilës rrotë të bëhet në mënyrë të pavarur, çka mund të përmirësojë stabilitetin e automjetit në kthesa, në sipërfaqe me fërkim më të ulët dhe gjatë frenimeve të forta.
Megjithatë, kalimi nga sistemet tradicionale te frenat tërësisht elektronike kërkon shumë testime për sigurinë dhe besueshmërinë, pasi frenat mbeten një nga elementët më kritikë në çdo automjet.
Brembo, një nga prodhuesit kryesorë në botë të sistemeve të frenimit për makina sportive, gara dhe automjete të zakonshme, po punon që kjo teknologji të përfshihet në gjeneratën e ardhshme të automjeteve.
Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka refuzuar kontrollin nga mjekët në qendrën e paraburgimit në Hagë. Këtë e…
Një tjetër vendim nga Këshilli i Ministrave ndryshon skemën e shpërblimit për punonjësit e Policisë së Shtetit, të miratuar më…
Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka refuzuar kontrollin nga mjekët në qendrën e paraburgimit në Hagë. Këtë e…
Yan Diomande ka shënuar një gol spektakolar për Real Madridin në përballjen ndaj RB Leipzigut, në kuadër të fazës së…
Bashkimi Evropian mund të tërhiqet nga plani për ndalimin e shitjes së veturave të reja me motorë me djegie të…
Modeli Volkswagen Golf GTI është i njohur për shumë karakteristika sportive, por një nga detajet më të veçanta të tij…