Funksioni Auto Hold mund të jetë i pranishëm edhe në automjete të përdorura me vjetërsi deri në 20 vjet. Ai e bën dukshëm më të lehtë drejtimin e përditshëm, sidomos gjatë lëvizjes në rrugë të pjerrëta.
None found
Megjithëse jo të gjithë shoferët e njohin, Auto Hold është një sistem praktik që rrit rehatinë dhe sigurinë. Pasi makina ndalon, për shembull në semafor, në kolonë ose në një të përpjetë, ai vepron si frenim automatik dhe e mban automjetin në vend.
Me aktivizimin e Auto Hold, makina qëndron e frenuar deri në çastin kur shoferi vendos të vazhdojë lëvizjen.
Për dallim nga Hill Holder, që zakonisht e ndalon automjetin vetëm për disa sekonda, Auto Hold e ruan frenimin për aq kohë sa nevojitet. Në këtë mënyrë, shoferi nuk është i detyruar ta mbajë këmbën vazhdimisht mbi pedalin e frenimit.
Sistemi çaktivizohet vetvetiu sapo shtypet pedali i gazit, duke i mundësuar makinës të niset menjëherë. Kjo ndihmon veçanërisht gjatë nisjes në të përpjetë, situatë në të cilën shoferët me më pak përvojë mund të ndihen të pasigurt.
Duhet ditur se frenimi mbetet aktiv vetëm për sa kohë rripi i sigurimit është i vendosur dhe frena elektrike e dorës nuk është aktivizuar. Auto Hold nuk shërben si zëvendësim për frenën e dorës, prandaj kjo e fundit duhet të aktivizohet përpara se shoferi të dalë nga automjeti.
Zakonisht, butoni Auto Hold vendoset pranë levës së marsheve, afër frenës elektrike të dorës ose në një zonë të panelit të instrumenteve. Ky funksion përdoret në automjete që nga fillimi i viteve 2000, me synimin kryesor për ta bërë ngasjen më të thjeshtë dhe më komode.
Pas muajsh thashethemesh dhe spekulimesh, Google ka prezantuar zyrtarisht gjeneratën e re të telefonave Pixel 11, duke sjellë një sërë…
Në Klinikën e Sëmundjeve Infektive ka ndërruar jetë një pacient 72-vjeçar, tek i cili në laborator ishte konfirmuar virusi i…
Gabriel Martinelli nuk dëshiron të transferohet te Galatasaray gjatë kësaj vere, pavarësisht ofertës së klubit turk për anësorin brazilian.Sipas gazetës…
Aplikacioni i njohur i takimeve Bumble ka shkaktuar reagime të shumta pasi njoftoi një ndryshim të madh në funksionimin e…
Instagram" ka prezantuar të enjten një stil të ri fjalësh vetëm me tekst, duke zëvendësuar një version të logos që…
Instituti i Sigurisë së Inteligjencës Artificiale (IA) në Mbretërinë e Bashkuar (AISI), zbuloi se modeli më i avancuar i IA-së…