Prokuroria e Tiranës ka mbyllur fazën e hetimeve dhe ka çuar në gjykatë këngëtaren Xhensila Myrtezaj, e cila përballet me akuzën e fshehjes së të ardhurave, kryer më shumë se një herë.
Sipas njoftimit zyrtar të organit të akuzës, gjatë periudhës 2023-2024 janë konstatuar shmangie nga detyrimet tatimore me një vlerë të përgjithshme prej 6.075.521 lekësh të rinj.
None found
Raporti i ekspertizës kontabël tregon se për vitin 2023, këngëtarja dyshohet se nuk ka paguar tatime në shumën 2.417.311 lekë, ndërsa për vitin 2024 kjo shifër arrin në 3.658.210 lekë.
Hetimet kanë nxjerrë në pah gjithashtu transaksione për blerje pronash të paluajtshme me burime financiare të pajustifikuara, depozitime të mëdha në para fizike që nuk përputheshin me të ardhurat e raportuara, si dhe tërheqje të konsiderueshme parash për të cilat nuk u gjet asnjë shpjegim mbi destinacionin e përdorimit.
Myrtezaj ka pretenduar se paratë e depozituara në cash vinin nga koncertet e mbajtura brenda dhe jashtë vendit. Por sipas Prokurorisë, dokumentacioni i dorëzuar për të vërtetuar këto deklarata ka justifikuar vetëm një pjesë të shumave të përmendura.
Pas përfundimit të hetimeve, organi i akuzës ka arritur në përfundimin se fshehja e të ardhurave ka ndodhur në dy vite kalendarike të ndryshme, prandaj e ka referuar çështjen për gjykim bazuar në nenin 180/1 të Kodit Penal.
Sulmuesi i Kosovës, Edon Zhegrova, për herë të parë që nga transferimi te Juventusi, e ka kompletuar një ndeshje të…
Drita do ta presë Feronikelin 74 në një përballje ku gjilanasit synojnë t’i rikthehen fitoreve në duelet e ndërsjella, pas…
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, i ka drejtuar një pyetje publike Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE),…
Ministri i Shëndetësisë i Kosovës, Arben Vitia, së bashku me ministren e Shëndetësisë së Shqipërisë, Klodiana Spahiu, kanë vizituar Spitalin…
Çështja e himnit shqiptar në Pustec u rikthye në vëmendje gjatë konferencës së përbashkët për shtyp të kryeministrit të Shqipërisë,…
Negociatat për klimën në Antalia të Turqisë kanë hyrë në një ngërç të paprecedentë, duke rrezikuar seriozisht arritjen e një…