Categories: tech

5 shkaqet pse telefoni juaj nxehet dhe sekretet si ta shmangni këtë

Ju ndodh që celulari juaj të fiket papritmas gjatë kohës që ju e përdorni? Po të merrni celularin për të bërë një telefonatë dhe vini re se ai po.. digjet?

A është normale? Përgjigjja është po. Por shkaqet mund të jenë disa. Ato kanë të bëjnë me “trurin” e telefonit tuaj ose faktorë të tjerë të jashtëm.

Të lidhura

None found

Ja cilët janë disa nga faktorët më të zakonshëm:

1.Ka nevojë për pushim
Shpesh e përdorim celularin për orë të tëra duke përdorur aplikacione të ndryshme ,Wi-Fi ose programet e fotove dhe videove. Ndonjëherë edhe 20 minuta rresht janë shumë.

Si ta shmangim? Bëni disa minuta pushim. Celulari juaj ka nevojë për pushim (ndoshta edhe ju). Gjithashtu është e këshillueshme të fikni aplikacionet që nuk i përdorni dhe ta ulni ndriçimin e ekranit.

2.Shumë diell (ose ftohtë
A e keni lënë telefonin tuaj të ekspozuar ndaj diellit apo ndaj të ftohtit ekstrem? Është një ide e keqe. Telefoni juaj mund të jetë i zgjuar por jo i përgatitur për këtë.

Si ta shmangim: Gjithmonë mbrojeni telefonin nga dielli dhe temperaturat ekstreme. Vendoseni në hije. Shmangni dritën e drejtpërdrejtë. Mos e ekspozoni atë në lagështi.

3.Ka një virus
Ju mund të keni instaluar një virus në formën e një aplikacioni.

Si ta shmangni: Mos instaloni aplikacione nga burime të panjohura. Nëse tashmë keni instaluar një aplikacion jo të sigurt e fshini dhe më pas i bëni format ose reset telefonit.

4. Mbrojtësja e celularit tuaj po e “mbyt”
Është e mundur që mbrojtësja e celularit tuaj po shkakton më shumë probleme sesa zgjidhje.

Si ta shmangni: Hiqeni mbrojtësen përkohësisht dhe vini re nëse është ajo arsyeja pse celulari juaj mbinxehet. Sidoqoftë, kjo do ta ndihmojë pajisjen të ftohet më shpejt.

5. Bateria është difektoze
Bateritë e litiumit janë delikate. Gjendja e baterisë së telefonit tuaj celular mund të ketë shumë të bëjë me nxehtësinë e tepërt.

Si ta shmangni: Shmangni ngarkimin e baterisë plot (më mirë në 80-90% se në 100%). Përdorni kabllo celulari me cilësi të mirë, ndonjëherë duke e ngarkuar telefonin me kabllon e gabuar mund të jetë çelësi i problemit.

të fundit

Volkswagen vendos në pritje projektin e Golfit elektrik

Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…

6 hours ago

Barcelona përgatit ofertën për një nga shtyllat e PSG-së, synon transferimin e Pachos në janar

Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…

6 hours ago

Shooting at a California store kills pregnant 31-year-old woman and injures six people

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…

6 hours ago

Nivokazi i jep barazimin Sionit, ndërsa Hajrizi shënon autogol

Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…

6 hours ago

Director of the Istanbul Stock Exchange arrested on suspicion of bribery and links to a criminal organization

Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…

6 hours ago

Klafuriç para përballjes me Egnatian: Të përshtatemi me kushtet dhe të japim maksimumin, tifozët të na mbështesin

Dean KlafuriçTirana pret në stadiumin e Vorës Egnatian, për ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…

6 hours ago