10 gjëra që nuk duhet ti shpërndani kurrë në rrjete sociale

Shumë njerëz janë të panjohur me faktin se Facebook dhe rrjetet e tjera sociale mbledhin të dhëna personale për përdoruesit e tij.

1. Dhuratat e shtrenjta;

Studimet tregojnë se fotot e sendeve të shtrenjta të njerëzve të tjerë në mediat sociale rrit ndjenjat tona të pasigurisë dhe dështimit dhe na mbush me zili dhe pakënaqësi me jetën tonë. Nëse ndani një unazë të shkëlqyeshme me anë të një llogarie publike, gjithmonë duhet të merrni parasysh se do të tërheqë vëmendjen e panevojshme për pasurinë tuaj.

2. Fotografitë e ultrazërit;

Gjinekologët zakonisht thonë se duhet të pritni deri në trimestrin e dytë për të treguar lajmin e gëzuar pasi që mundësia për shtatzëni të dështuar është më e vogël atëherë.

3. Fotografi duke festuar;

Mos prishni imazhin tuaj me fotografi kur nuk ishit vetja juaj. Ju nuk e dini se si do të ndikojë kjo p.sh në punën tuaj.

4. Informatat financiare;

Paraja është një temë delicate për të gjithë. Prandaj nëse ju jeni të suksseshëm mos shpejtoni të shpërndani atë me shoqërinë tuaj në rrjete sociale.

5. Fotografitë e pushimeve;

Është një gabim shumë i madh të postoni fotografi gjatë pushimeve tuaja. Kjo do të thotë të hapësh dyert që personat të hyjnë në shtëpinë tënde. Postoni ato gjithmonë pasi të ktheheni.

6. Pakënaqësitë që keni në punë;

Asnjëherë mos postoni opinionet që keni për punën tuaj. Ndoshta dikush prej kolegëve tuaj mund të ju spiunojë.

7. Komente zjarr-vënëse;

Edhe nëse e keni menduar si një shaka duhet të keni kujdes për komentet politike, raciste e religjioze që bëni në rrjetet sociale.

8. Aksione ilegale;

Nëse jeni person që keni dëshirë të jetoni jetën me përplot rregulla të thyera, mos i postoni ato veprime në profiling tuaj.

9. Selfie duke u puthur;

Shumë njerëz mendojnë se kjo gjë është neveritëse, prandaj mbajini ato për vete.

10. Çaste intimiteti;

Çfarëdo që po ndodhë me partnerin tuaj, duhet mbahet larg njerëzve të tjerë.


Shtuar 14.12.2021 12:34