Piloti italian i Moto GP, Valentino Rossi do të pensionohet në fund të vitit pas Grand Prix.
Rossi pati një karrierë të bujshme ku kishte fituar 115 Grand Prixe gjatë 25 viteve të karrierës së tij në Moto GP.
“Unë thashë që do të marr një vendim për vitin e ardhshëm pas pushimit të verës dhe vendosa të pensionohem në fund të sezonit”, tha ai.
“Gjysma e mbetur e sezonit do të jetë e fundit në karrierën time në Moto GP. Është një moment i vështirë sepse nuk është lehtë të thuash se nuk do të garoj më kurrë, por e kam bërë këtë gjë që 30 vjet dhe tani është koha e duhur!”, përfundoi Rossi.
42-vjeçari do të vazhdojë të pilotojë për Petronas Yamaha SRT gjatë pjesës së mbetur të sezonit të MotoGP 2021.