ZYRTARE / “Udhëtimi im mbaron këtu”, mbrojtësi i Kombëtares njofton largimin

Ardian Ismajli nuk do të jetë më pjesë e ekipit të Empolit. Mbrojtësi shqiptar ka njoftuar ditën e sotme largimin e tij nga klubi italian, me të cilët kaloi 4 vitet e fundit të karrierës.

Kujtojmë se Ismajli u transferua nga Spezia te Empoli në gusht të vitit 2021 për shumën e 2 milionë eurove. Vlen të përmendet se mbrojtësi 28-vjeçar e ka mbajtur veshur fanellën e Empolit në 106 ndeshje.

Postimi i Ardian Ismajli:

Të dashur tifozë të Empolit, pas 4 vitesh udhëtimi im mbaron këtu, në këto 4 vite që nga dita e parë u ndjeva si në shtëpi ku u rrita si lojtar dhe akoma më shumë si person. Falënderoj presidentin Fabrizio Corsi, zëvendëspresidenten Rebeça Corsi, të gjithë punonjësit, tifozët, qytetin dhe të gjithë shokët e ekipit. Kjo nuk është një lamtumirë, por vetëm një përshëndetje. Juaj ISMA 34.

View this post on Instagram

A post shared by Ardian Ismajli (@aismajli34)


Shtuar 30.06.2025 15:01