Dy vjet pas ardhjes së tij te Chelsea, Timo Werner kthehet në shtëpi. Sulmuesi gjerman (10 gola të shënuar në 56 ndeshje në Premier League) do ta gjejë sërish Leipzig. Dy vjet pasi ua ka shitur londinezëve në këmbim të 53 milionë eurove, klubi gjerman do të paguajë rreth 30 milionë euro.
Edhe zyrtarizimi nuk duhet të vonojë. Werner sapo ka njoftuar në Twitter largimin e tij nga Blutë.
“Të dashur tifozë. Sot shënon fundin e aventurës sime te Chelsea. Unë jam shumë mirënjohës për kohën e kaluar në këtë klub të jashtëzakonshëm. Dëshiroj të shpreh dashurinë time për shokët e skuadrës, trajnerin dhe stafin e tij dhe veçanërisht për ju, tifozët e Chelsea. Kam ndjerë kaq shumë dashuri dhe mbështetje gjatë dy viteve të fundit dhe nuk do të harroj kurrë që ju keni qenë pas meje në kohët e mira dhe më të vështira. Ne ngritëm trofe si Liga e Kampionëve dhe do ta kujtoj gjithmonë këngën që ke shkruar dhe kënduar për mua. Tashmë jam duke menduar për ditën kur një ditë do të luaj sërish në Stamford Bridge. Shihemi se shpejti. Timo”.
Ndërkohë, me largimin e gjermanit i cili luante në qëndër tashmë pritet të ketë më shumë hapësirë për Brojën. /albeu.com/
? @ChelseaFC pic.twitter.com/ak5cSXiqbR
— Timo Werner (@TimoWerner) August 9, 2022