sport

ZYRTARE/ Shqipëria pa dy titullarët përballë Islandës

Kombëtarja shqiptare e futbollit do të udhëtojë nesër drejt Islandës pa Armando Brojën dhe Myrto Uzunin në radhët e saj.

Lajmin e ka konfirmuar edhe FSHF e cila ka bërë të ditur se dy lojtarët do të mungojnë për këtë duel, por shpresohet të jenë të gatshëm për atë ndaj Izraelit në “Air Albania”.

Të lidhura

None found

Sipas FSHF, Broja ka rifilluar stërvitjen në klubin e Çelsit dhe është në kontakt me të. Por lojtari nuk është i gatshëm për të udhëtuar drejt Shqipërisë, pasi ka qenë pushim për më shumë se një javë si pasojë e COVID. “Stafi i Kombëtares është në kontakte të vazhdueshme me klubin anglez për t’u përditësuar mbi gjendjen fizike të sulmuesit, i cili nuk mund të rikuperohet në kohë për ndeshjen e parë. Broja do t’i bashkohet përfaqësueses shqiptare në Durrës pas kthimit nga Islanda dhe stafi teknik shpreson që ai të jetë në gjendje optimale për të luajtur në dy sfidat ndaj Izraelit dhe Estonisë”, thekson FSHF.

Sa i përket Uzunit, dëmtimi i tij vazhdon të jetë shqetësues e kështu është preferuar që ai të lihet pushim për ndeshjen e parë, që të vazhdojë të rikuperohet në Durrës për ndeshjen e dytë. “Myrto Uzuni ka zhvilluar stërvitje të diferencuar për shkak se vuan nga një dëmtim në kavilje dhe stafi mjekësor, pas konsultimeve ka vendosur që lojtari të qëndrojë në Shqipëri dhe të vijojë me rikuperimin. Kësisoj, sulmuesi nuk do të jetë për ndeshjen e parë, ndërsa stafi shpreson ta ketë të gatshëm për sfidën me Izraelin”, shkruhet në njoftimin e FSHF.

të fundit

Triumf 9-1 ndaj Lensit, Fabregas paralajmëron Comon: Duhet të ruajmë përulësinë

Cesc Fabregas ka komentuar fitoren historike të Comos me rezultat 9-1 ndaj Lensit në Ligën e Kampionëve, duke kërkuar nga…

3 hours ago

Berisha calls for opposition unity: Democrats defended students from the start of the movement

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi me kryetarët dhe sekretarët e degëve të PD-së, ka bërë thirrje…

4 hours ago

Suspect believed to be a member of gang that defrauded elderly women arrested in Thessaloniki; €21,200 and valuables seized

Një anëtar i një organizate kriminale që mashtronte gra të moshuara ka rënë në prangat e Policisë në Selanik. [...]…

4 hours ago

Dritan Goxhaj and Edison Lika released after being detained by police for refusing fines

Dy aktivistët Dritan Goxhaj dhe Edison Lika janë liruar mbrëmjen e kësaj të mërkure, pasi u shoqëruan me forcë nga…

4 hours ago

Civil Emergencies commander arrives at the scene, raising hopes for the 69-year-old’s fate: He may be found alive

Kërkimet për 69-vjeçarin, Hamit Ibro janë duke vazhduar nën rrënojat e pallatit të shkatërruar nga shpërthimi që ndodhi ditën e…

4 hours ago

Berisha kërkon bashkimin e opozitës: Demokratët i mbrojtën studentët që në fillim të lëvizjes

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi me kryetarët dhe sekretarët e degëve të PD-së, ka bërë thirrje…

4 hours ago