Paraditen e kësaj të diele, Kombëtarja Shqiptare zhvilloi seancën e radhës stërvitore në kuadër të përgatitjeve për tri sfidat e qershorit, me Islandën në transfertë, Izraelin në “Air Albania” (Nations League) dhe me Estoninë po në Tiranë (miqësore).
Sikurse ishte njoftuar edhe një ditë më parë, nga 26 lojtarët që listës së publikuar nga Reja mungonin Armando Broja dhe Giacomo Vrioni. Sulmuesi i Chelsea-t (mbaroi huazimin te Southmptoni) thuhet se është i infektuar me COVID 19 dhe do ta humbë ndeshjen e parë në Islandë, por me siguri do të jetë nën urdhrat e Rejas për sfidën e shtëpisë me Izraelin.
None found
Pas dy ditësh do t’i bashkohet grupit edhe Giacomo Vrioni, që tashmë konsiderohet një alternativë e besueshme për sulmin, pas sezonit pozitiv që kaloi me Tirolin në Austri.
Edhe në këtë seancë Odise Roshi nuk është stërvitur me grupin, por është monitoruar veçmas nga stafi mjekësor për shkak të një shqetësimi muskulor.
Të martën Kombëtarja do të zhvillojë një ndeshje testuese brenda grupit në stadiumin “Niko Dovana”, në orën 18:00, dhe do të përgatitet në Durrës deri më datë 4 qershor, për t’u nisur më pas drejt Islandës për sfidën e parë zyrtare./ SuperSport
Cesc Fabregas ka komentuar fitoren historike të Comos me rezultat 9-1 ndaj Lensit në Ligën e Kampionëve, duke kërkuar nga…
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi me kryetarët dhe sekretarët e degëve të PD-së, ka bërë thirrje…
Një anëtar i një organizate kriminale që mashtronte gra të moshuara ka rënë në prangat e Policisë në Selanik. [...]…
Dy aktivistët Dritan Goxhaj dhe Edison Lika janë liruar mbrëmjen e kësaj të mërkure, pasi u shoqëruan me forcë nga…
Kërkimet për 69-vjeçarin, Hamit Ibro janë duke vazhduar nën rrënojat e pallatit të shkatërruar nga shpërthimi që ndodhi ditën e…
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi me kryetarët dhe sekretarët e degëve të PD-së, ka bërë thirrje…