Shqipëria ka siguruar për herë të parë në historinë e saj praninë në play-off të Botërorit dhe të enjten, do të mësojë edhe emrat e kundërshtarëve me të cilët do të përballet fillimisht në gjysmëfinale, e më pas edhe në finalen e mundshme për biletën për në aktivitet.
KOMBETARJA
Gjithsesi, Shqipëria di që tani se në bazë të renditjes së FIFA-s, do të jetë e vendosur në vazon e tretë në short, ashtu si Kosova, me ndeshjen gjysmëfinale, që do ta zhvillojë jashtë fushës ndaj një skuadre të vazos së dytë. Ndeshjet e sotme kanë përcaktuar edhe emrat e ekipeve që kuqezinjtë dhe “Dardanët” do të kenë përballë të paktën në hapin e parë të shortit.
Pas lëvizjeve të ndryshme në grupe në ditën e fundit të kualifikueseve, si dhe situatës së ekipeve në renditjen e FIFA-s, tabloja tashmë paraqet përfundimisht katër skuadrat nga të cilët do të dalin emrat e gjysëmfinalistëve për Shqipërinë dhe Kosovën: Polonia, Uellsi, Çekia dhe Sllovaki.
Në shortin në FIFA, do të përcaktohet ndarja e gjysmëfinaleve dhe i finaleve, ku çiftet fituese të ndeshjeve mes vazove 2 dhe 3, do të përballen me çiftet fituese të ndeshjeve mes skuadrave të vazove 1 dhe 4. Do të hidhet short që të enjten për të përcaktuar se cila skuadër do të jetë pritëse e finales në stadiumin e saj.
Ndeshjet e para të play-off, janë më datë 26 mars, ndërsa ndeshjet finale janë planifikuar më datë 31 mars.
NDARJA NË VAZO NË SHORT
VAZO 2: Poloni, Uells, Çeki, Sllovaki
VAZO 3: Irlandë, Shqipëri, Bosnjë Hercegovinë, Kosovë
VAZO 4: Suedi, Rumani, Maqedoni e Veriut, Irlandë e Veriut
