Rudolf Turkaj është prezantuar zyrtarisht si afrimi më i ri i KF Trepça Mitrovicë. Siç kishte raportuar “Newsport.al” disa orë më herët, 31-vjeçari do të vijojë karrierën e tij në Ligën e Parë të Kosovës.
Mbrojtësi qendror nga Lezha ka nënshkruar me klubin e tij të ri një kontratë 1-vjeçare, pra të vlefshme deri në verën e vitit 2027. Gjatë karrierës së tij, ai e ka nisur rrugëtimin te Besëlidhja në Lezhë, ndërsa më pas ka qenë pjesë e Shënkollit, Ilirisë, Laçit, Martigues, Suharekës, Istiqlol dhe Ferizajt.
None found
Po ashtu, qendërmbrojtësi lezhan numëron edhe dy paraqitje me Kombëtaren shqiptare.
Rudolf Turkaj bashkohet me KF Trepçën KF Trepça ka arritur marrëveshje me qendërmbrojtësin shqiptar Rudolf Turkaj, i cili nga sot është zyrtarisht pjesë e skuadrës sonë
31-vjeçari nga Lezha i bashkohet skuadrës së KF Trepçës për sezonin e ri, duke sjellë përvojë dhe siguri në repartin e mbrojtjes Me ardhjen e tij, KF Trepça vazhdon ndërtimin e një skuadre konkurruese, të gatshme për sfidat që e presin në sezonin e ri. Mirë se erdhe në familjen Gjelbërt dhe Zi, Rudolf.
Transmetuesi shtetëror kinez CCTV ka pezulluar transmetimin e ndeshjeve të La Ligës spanjolle, duke përmbushur kështu kërcënimin e bërë pas…
BMW ka prezantuar gjeneratën e re elektrike të Serisë 3, duke sjellë një model që kombinon autonominë e lartë, performancën…
WhatsApp ka prezantuar katër funksione të reja që synojnë ta bëjnë më të lehtë menaxhimin e bisedave në grup. Përditësimi…
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas publikimit të një letre tjetër të Arlinda Zekajt, e cila ia kishte…
Një 26-vjeçar shqiptar, i dyshuar për përfshirje në vrasjen e një bashkëkombësi në Selanik të Greqisë, është arrestuar nga autoritetet…
Babai i Jessica-s, 32-vjeçares që humbi jetën në qershor të vitit 2024 në Itali, ka reaguar pas arrestimit të bashkëshortit…