Enes Kuka pritet të jetë afrimi më i fundit i KF Trepça Mitrovicë. Sipas burimeve të “Newsport.al”, mesfushori 24-vjeçar ka vendosur të mbyllë bashkëpunimin me Korabin dhe ta vazhdojë karrierën në Ligën e Parë të Kosovës.
None found
Klubi nga Kosova po vazhdon të investojë te futbollistët që vijnë nga Shqipëria. Më parë, KF Trepça ka bërë zyrtare edhe marrëveshjet me Okseold Sefën dhe Rudolf Turkajn, ndërsa tani skuadrës do t’i shtohet edhe një tjetër ish-lojtar i Tiranës, njësoj si Sefa.
Kuka e ka filluar rrugëtimin e tij futbollistik në kryeqytet dhe ka qenë pjesë e Tiranës. Gjatë karrierës së tij ai ka luajtur gjithashtu edhe për Besën e Kavajës, Kastriotin, si dhe së fundmi për Korabin.
Në edicionin 2021/2022, 24-vjeçari ishte pjesë e “bardhebluve” në Superiore, sezon në të cilin arriti të shpallej kampion në elitën e futbollit shqiptar.
Dalja e votuesve në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Komunën e Bërvenicës vazhdon të rritet dukshëm.Sipas informacioneve të…
Pas përfitimeve që ka vërejtur nga vaksinimi kundër gripit sezonal, pensionistja Dobrilla tashmë çdo vit aplikon për të marrë vaksinën…
Dean KlafuriçTirana u mposht nga Egnatia, në ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të Superiores [...]Read More...
Këngëtari i njohur Bejta, ka krijuar atmosferë në shtëpinë më të famshme në Kosovë, Big Brother Vip Kosova 5. Gjatë…
Nevil DedeEgnatia fitoi 1-2 përballë Tiranës, ndeshje e vlefshme për javën e 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read More...
Dy persona nga Gostivari, të moshës 42 dhe 48 vjeç, janë arrestuar sot gjatë një aksioni policor kundër tregtisë së…