ZYRTARE/ Refuzoi Guardiolën dhe PSG-në, mesfushori firmos me Barcelonën

Mesfushori Mark Bernal, do vazhdojë te Barcelona. Bernal, ka rinovuar kontratën deri në vitin 2029.

Talenti i katalanasve u kërkua si nga Luis Enrike te PSG dhe nga Guardiola për Mançester Sitin. Në fund zgjedhja e Bernal ishte të qëndronte me skuadrën e Flik.

Dëmtimet e kanë penguar jo pak, teksa trajneri gjerman i beson shumë. Kështu klubi vendosi t’i besonte kontratën e re 18-vjeçarit.

Produkti i Barçës duhet të tregojë veten tashmë në minutat që do marrë. Shtatlarti numëron deri tani, vetëm 5 paraqitje me ekipin e parë ku ka asistuar edhe 1 gol.


Shtuar 29.09.2025 15:51