Pritjes së tifozëve për të mësuar se cilët do të jenë lojtarët e grumbulluar nga Sylvinho për në Euro 2024 do të marrë fund ditën e nesërme.
Në orën 16:00 do të shpallet lista e të grumbulluarve nga braziliani, por tashmë është mësuar lojtari i parë që ka marrë zyrtarisht ftesën nga kuqezinjtë.
Bëhet fjalë për Ernest Muçin. Ish-sulmuesi i Tiranës do të jetë pjesë e kombëtares shqiptare.
Është Besiktas që ka zbuluar diçka të tillë, teksa në faqen zyrtare të klubit ka bërë të ditur të gjithë futbollistët që kanë marrë ftesë nga kombëtare e tyre.
Kështu në këtë listë është edhe emri i yllit të kombëtares, me klubin turk që i zbulon para kohe ftesën e Sylvinhos.