Nacho Fernandez është larguar nga Real Madridi për herë të parë në karrierën e tij.
Pas 24 viteve të kaluara në skuadrën e fëmijërisë, Nacho karrierën do ta vazhdoj në Lindjen e Mesme.
Qendërmbrojtësi veteran është lojtari më i ri i skuadrës arabe Al Qadisiyah.
مدافع إسبانيا "ناتشو فرنانديز"
قدساوي لمدة سنتيـن 🇪🇸#ناتشو_قدساوي pic.twitter.com/QmOl8AYsOE— نادي القادسية السعودي (@Alqadsiah) June 27, 2024
Lojtari 34-vjeçar, i cili ishte në fund të kontratës së tij me klubin Los Blancos, nënshkroi një kontratë të vlefshme për dy sezonet e ardhshme për klubin që fitoi divizionin e dytë saudit sezonin e kaluar.
Tek Al Qadisiyah luajnë portugezi Kevin Rodrigues dhe ish-lojtarët e Sportingut, Luciano Vietto dhe Andre Carrillo, i cili gjithashtu ka luajtur për Benfican.
Skuadra arabe pritet të bëjë edhe disa transferime cilësore nga klubet më të mëdha evropiane. /Telegrafi/