Tashmë nuk ka më dyshime: Myrto Uzuni është zyrtarisht një lojtar i Austin FC në MLS. Klubi amerikan ka njoftuar blerjen e sulmuesit shqiptar.
“Austin FC njofton sot se ka arritur një marrëveshje rekord transferimi për të nënshkruar me sulmuesin 29-vjeçar Myrto Uzuni nga Granada.
Uzuni, një lojtar i kombëtares shqiptare, i aftë për të luajtur si qendërsulmues ose anësor, i bashkohet Austinit si lojtar i caktuar me një kontratë trevjeçare të garantuar deri në fund të sezonit 2027 me opsion deri në vitin 2028.
Ai do të veshë fanellën me numrin 10 për Austin FC”, shkruhet në njoftimin e klubit.