Zyrtare/ Manchester City konfirmon transferimin e Haaland

Ditën e djeshme rrjetet dhe titujt e lajmeve kishin në qendër të vëmendjes një arritje akordi ndërmjet Haaland dhe Manchester City.

Shumë gazetarë të njohur dhe me përvojë e aprovuan këtë gjë por nga klubet përkatëse ende nuk kishte diçka konkrete.

Por pak çaste më parë, klubi anglez i Manchester  City ka bërë reagimin e parë në Twitter duke konfirmuar gjithçka.

“Manchester City konfirmon se ne kemi arritur një marrëveshje si fillim me Borussia Dortmund për transferimin e sulmuesit Erling Haaland i cili do të mbërrijë në 1 qershor 2022.

Transferimi mbetet subject për klubin deri sa të finalizohen detajet me lojtarin.”/ h.ll/albeu.com