Tashmë Barcelona dhe Pau Cubarsi do të vazhdojë bashkëpunimin e tyre dhe për disa vite.
Ditën e sotme klubi katalanas ka zyrtarizuar rinovimin me talentin e skuadrës.
17-vjeçari ka firmosur një kontratë 5-vjeçare dhe do të mbajë veshur fanellën e Barçës minimalisht deri në qershor të vitit 2027.
Klauzola e vendosur për të është e “çmendur”, me drejtuesit që kanë vendosur plot 500 milionë euro për lirimin e tij.
Mbrojtësi debutoi në këtë sezon me Barcelonën, teksa menjëherë u kthyer në një titullar fiks për ekipin blaugrana.
17-vjeçari me paraqitjet e tij në prapavijë fitoi besimin e Xavi Hernandez, me drejtuesit më pas që vendosën ta “blindojnë” për vitet e ardhshme.
✍️ PAU CUBARSÍ
💙 2️⃣0️⃣2️⃣7️⃣ ❤️ pic.twitter.com/IfSmtWoqDS— FC Barcelona (@FCBarcelona) May 9, 2024