ZYRTARE/ Konfirmohet vendi ku do të luhet Superkupa e Evropës

UEFA ka konfirmuar se finalja e Superkupës mbetet në Irlandën Veriore, pas spekulimeve se do lëvizet në Stamboll.

 

Me 11 gusht do shohim fituesin e Ligës së Kampionëve, Chelsea që do përballet me fituesin e Ligës së Evropës, Villarreal, me ndeshjen që do zhvillohet në “Windsor Park”.

Stambolli duhej të ishte mirëpritësi i finales së Ligës së Kampionëve, por shkaku i pandemisë së COVID-19, u ndryshua në Portugali.

“Ne kemi mbajtur kontaktet e ngushta me partnerët tanë në UEFA dhe jemi të lumtur që ndeshja do qëndrojë në Belfast”, tha drejtori i FA, Patrick Nelson.

Detajet për kapacitetin dhe tiketat për Superkupë ende nuk janë mbyllur dhe njoftimi zyrtar pritet të bëhet në të ardhmen e afërt./


Shtuar 3.06.2021 16:08