ZYRTARE/ Joshua do ta mbrojë titullin ndaj Oleksandr Usyk

Anthony Joshua do ta mbrojë titullin ndaj Oleksandr Usyk.

 

Meçi ndërmjet Anthony Joshua dhe Tyson Fury nuk do të jetë në plan të parktën për këtë vit.

Kjo pasi arbitrazhi kishte vendosur që Fury duhet të luftojë ndaj Deontay Wilder edhe për një herë sipas një marrëveshje dy-palëshe. Kjo bëri që “dueli i shekullit” të bie në hije, pasi vendimi është marrë.

Tani, Organizata Botërore e Boksit, WBO, ka urdhëruar Anthony Joshuan që të mbrojë titullin e tij ndaj urkainasit, Oleksandr Osyk.

Eddie Hearn kishte kërkuar sot në korrespodencën me WBO që të shtyhet afati i vendimit deri të hënën, por tani WBO ka bërë të ditur që kjo kërkesë është refuzuar.

WBO urdhëron palët që të gjejnë një marrëveshje brenda 10 ditësh sipas rregullores së paraparë.


Shtuar 22.05.2021 22:19