ZYRTARE/ Ernest Muçi “tradhton” gjigandët e Superligës, transferohet te rivalët e Besiktas

Futbollisti i Kombëtares me tipare ofensive Ernest Muçi ka kalur me formulën e huazimit te Trabzonspor. Ai ka lënë Besiktasin, pasi nuk gjeti hapësirat te gjigantët e Stambollit, ndërsa ka firmosur me formulën e huazimit deri në verën e vitit 2026.

Pritet që Muçi të ketë rol të rëndësishëm në ekipin e ri. Aktualisht, Muçi është i dëmtuar dhe nuk ka një datë të saktë rikthimi.

Me Shqipërinë, 24-vjeçari numëron 16 ndeshje, e përkthyer me 3 gola. Kartoni i tij sipas “Transfermarkt” vlerësohet 10 milionë euro.


Shtuar 6.09.2025 18:08