ZYRTARE/ Chelsea përforcon repartin e mesfushës, 20-vjeçari vishet blu

Pak ditë pas triumfit në finalen e Conference League, Chelsea ka bërë goditjen e parë në merkaton e verës. Dario Essugo është transferimi i parë i “Bluve të Londrës” për këtë merkato.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi i Premier League përmes një postimi në faqen zyrtare.

Chelsea ka paguar 22.3 milionë euro për të siguruar shërbimet e 20-vjeçarit, shumë e cila ka kaluar në arkat e Sportingut të Lisbonës.

Sezonin që lamë pas Dario Essugo ishte i huazuar tek Las Palmas në LaLiga. Me skuadrën spanjolle, mesfushori portugez regjistroi 27 paraqitje duke arritur të shënojë një gol.


Shtuar 2.06.2025 20:51