Cesc Aguilar, një gazetar spanjoll për El Mundo Deportivo, ka shkruar se ai e sheh Zidane si një trajner të ardhshëm të Juventusit.
“Mendoj se Zinedine Zidane do të jetë në stolin e Juventusit si një projekt i ri për Zonjën e Vjetër. Didier Deschamps do të qëndrojë në kombëtaren franceze dhe do ta detyrojë atë të ndryshojë planet e tij”.
Më vonë, Aguilar sqaroi sërish opinionin e tij, duke sugjeruar se performanca e suksesshme e Francës në Kupën e Botës në Katar do ta detyronte Zidane të ndryshonte planet e tij. Pikërisht në Torino Zizou, siç e quanin fansat, u bë një futbollist i klasit botëror. /G.D albeu.com/