Edon Zhegrova po shfaq sërish versionin e tij që tifozët kosovarë duan ta shohin në fushë.
None found
Sulmuesi i Juventusit u rikthye në formacionin titullar të Kosovës pas një periudhe të gjatë dhe luajti nga minuta e parë në fitoren 1-0 ndaj Irlandës. Përgjatë ndeshjes, ai u paraqit më i lidhur me ekipin, më luftarak dhe i angazhuar në të dyja fazat e lojës.
Edhe pse qëndroi në fushë për 73 minuta, ndikimi i tij nuk u mat vetëm përmes statistikave teknike. Ajo që spikati më shumë ishte qasja dhe gatishmëria për të kontribuar në çdo moment.
Zhegrova u përfshi në duele, luftoi për topat dhe kërkoi vazhdimisht të krijonte epërsi përmes driblimeve. Ai provoi gjithsej 9 driblime, duke realizuar me sukses 6 prej tyre, ndërsa zhvilloi 17 duele në tokë dhe fitoi 9.
Gjatë ndeshjes, lojtari kosovar pati 51 prekje të topit dhe tentoi katër goditje drejt portës. Dy prej tyre u ndalën nga mbrojtja, ndërsa dy të tjerat përfunduan jashtë.
Në repartin e pasimeve, ai kompletoi 12 nga 20 tentimet. Zhegrova gjithashtu realizoi pesë krosime, ku dy ishin të sakta.
Kontributi i tij nuk mungoi as në mbrojtje, pasi regjistroi dy topa të rikuperuar dhe një ndërhyrje të fituar.
Kjo paraqitje e gjen Zhegrovën në një periudhë me zhvillime pozitive. Në dy ndeshjet e para me Juventusin, ai ka shënuar dy gola dhe ka dhënë një asistim, ndërsa me t’u bashkuar me Kosovën mori menjëherë një vend në formacionin titullar.
Për paraqitjen e tij foli edhe përzgjedhësi Franco Foda. Ai vuri në dukje se Zhegrova kishte kaluar një kohë të gjatë pa luajtur për minuta të shumta, si në klub, ashtu edhe me Kombëtaren.
“Në përgjithësi jam i kënaqur edhe me krahët. Edhe me Zhegrovën që luajti 70 minuta, pasi kishte kohë pa luajtur. Edhe me Batonin po ashtu jam i kënaqur”, deklaroi Foda pas fitores ndaj Irlandës.
Forma e mirë e shfaqur në startin e sezonit dhe rikthimi në formacionin e Kosovës janë tregues të rëndësishëm për sulmuesin.
Përballë Irlandës, Zhegrova nuk u kufizua vetëm në tentativat për të bërë diferencën përmes aksioneve individuale. Ai u bë pjesë më aktive e lojës së ekipit, u tregua më agresiv në duele dhe pati gatishmëri të sakrifikonte për skuadrën.
Ky është pikërisht profili i Zhegrovës që kërkon Kosova: një lojtar që ndërthur cilësitë individuale me disiplinën, angazhimin dhe bashkëpunimin me ekipin.
Sezoni është ende në fillim, por shenjat e para janë inkurajuese. Dy gola dhe një asistim me Juventusin, rikthimi si titullar te Kosova dhe paraqitja me përkushtim të lartë ndaj Irlandës tregojnë se Zhegrova po e nis në mënyrën më pozitive një sezon me pritshmëri të mëdha.
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka akuzuar Qeverinë se ka shkelur afatin ligjor për miratimin dhe dorëzimin e projektbuxhetit për…
Diego Moreira ishte padyshim njëri prej protagonistëve kryesorë të fitores së Milanit ndaj Interit me rezultat 3-1. Në derbin e…
Protesta kundër qeverisë së Edi Ramës dhe kërkesa për largimin e kryeministrit shqiptar, kanë tërhequr vëmendjen edhe të medias italiane…
Qeveria Kurti ende nuk ka prezantuar programin qeverisës dhe planin e punës, ndonëse agjenda legjislative tashmë është miratuar. Mungesa e…
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka bërë të ditur se në mbledhjen e 64-të të Këshillit…
Policia e Durrësit ka zbardhur katër vjedhje të kryera në biznese në zonën e Shkëmbit të Kavajës, gjatë një periudhe…