Categories: sport

Edon Zhegrova ringjall formën e tij më të mirë, lojtari i vetëm i Kosovës me vlerësim pozitiv në dy ndeshje

Pas një sezoni të vështirë, të shoqëruar me lëndime të shpeshta, hapësirë të kufizuar në fushë dhe kritika, Edon Zhegrova po shfaq sërish nivelin më të lartë të karrierës së tij.

Të lidhura

None found

Sulmuesi i krahut të majtë la gjurmë në dy paraqitjet e fundit me Juventusin në Serie A, ku realizoi dy gola dhe dhuroi një asistim në ndeshjet ndaj Sassuolos dhe Atalantas.

Forma e tij e mirë u konfirmua edhe te Kosova. Zhegrova ishte futbollisti i vetëm i përfaqësueses që mori vlerësim pozitiv në dy ndeshjet e Ligës së Kombeve kundër Irlandës dhe Austrisë.

Në përballjen me irlandezët, 28-vjeçari e nisi takimin nga minuta e parë dhe qëndroi në fushë për 73 minuta. Sipas “SofaScore”, ai u vlerësua me notën 7.1, pasi regjistroi dy goditje në portë, kompletoi pesë nga nëntë driblimet e provuara, krijoi dy raste me pasime kyçe dhe fitoi nëntë duele.

Paraqitjen pozitive e vazhdoi edhe në humbjen 3-1 ndaj Austrisë, ku pikërisht Zhegrova shënoi golin e vetëm të Kosovës.

Përveç golit, ai pati një paraqitje të saktë në pasime, duke i kompletuar të 18 tentativat brenda 45 minutave. Zhegrova regjistroi gjithashtu 32 prekje të topit dhe një goditje në kuadrat, ndërsa “SofaScore” e vlerësoi me notën 7.6.

Këto paraqitje e kanë kthyer Zhegrovën në kandidatin kryesor për një vend titullari në formacionin e Franco Fodas në dy ndeshjet e mbetura, kundër Izraelit dhe Austrisë në Prishtinë.

Maturia e re e Zhegrovës: fokusi te Kosova, jo te goli

Zhegrovës nuk po i vërehet përmirësimi vetëm në fushë, pasi ai po tregon më shumë maturi edhe në deklaratat jashtë saj. Këtë e dëshmoi pas humbjes së Kosovës ndaj Austrisë.

Gjatë intervistës për “Klan Kosova”, ai u pyet për golin e shënuar në atë takim, por përgjigjja e tij ishte e drejtpërdrejtë.

“Goli? Jo, nuk është me rëndësi goli im. Me rëndësi ishte të fitonim ndeshjen, kështu s’kam çfarë të them për këtë gjë”.

Paraqitjet e fundit të tij kanë tërhequr vëmendje edhe në Itali. Mediat kryesore atje po e shohin yllin e Kosovës si një kandidat serioz për të fituar një vend titullari te Juventusi.

“Calciomercato” shkroi të hënën se forma e fundit e Zhegrovës i ka dërguar një sinjal të qartë trajnerit Luciano Spalletti, por edhe futbollistit portugez Francisco Conceicao.

“Penalltia nuk e largoi humbjen nga Austria, por e konfirmoi formën e fortë të Edon Zhegrovës. Me këtë gol, ai ka arritur në tre gola dhe një asistim në gjashtë ndeshjet e para të këtij sezoni”.

“Kjo është gjithashtu një mesazh i rëndësishëm për Luciano Spallettin, i cili asnjëherë nuk arriti të mbështetët në versionin e tij më të mirë sezon e kaluar”.

“Ai tashmë mund të ketë një rol më të rëndësishëm në rotacionin e Juventusit, duke pasur vetëm dy kompeticione për të garuar me bashkëlojtarët (Serie A dhe Kupën e Italisë). Me formacionin 4-2-3-1 që e përdorë Luciano Spalletti, kosovari është kandidat për pozitën e Conceicaos në krahun e djathtë”, raportoi mediumi italian.

Tani mbetet të shihet nëse Franco Foda do ta përfshijë Zhegrovën në formacionin titullar të enjten kundër Izraelit, veçanërisht pasi sulmuesi ka konfirmuar se ndodhet në gjendje të mirë fizike.//

të fundit

FOTOLAJM/ Studentët ironizojnë shpërblimin prej 2500 eurosh për policët

Studentët kanë përcjellë një mesazh ironik nga protesta para Kryeministrisë, duke iu referuar shpërblimit prej 2500 eurosh për efektivët e…

5 minutes ago

Klubet dhe organizatat shqipfolëse mund ta përdorin falas Listub Studio, platformën e re të një kompanie kosovare në Gjermani

Klubet dhe organizatat shqipfolëse mund ta përdorin falas Listub Studio, platformën e re të një kompanie kosovare në Gjermani Galveo…

8 minutes ago

Komisioni për Ekonomi përcakton agjendën e punës, në dhjetor raportojnë Rizvanolli dhe Kusari Lila

Rizvanolli dhe Kusari-Lila para deputetëve në dhjetor, Komisioni për Ekonomi i cakton prioritetet. Anëtarët e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi,…

13 minutes ago

Spiropali mungon në mbledhjen e grupit socialist pas kërkesës që Rama të hapë rrugë për zgjidhjen e krizës

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur grupin parlamentar të Partisë Socialiste, ndërsa ish-ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali ka qenë e vetmja…

14 minutes ago

Studentët, mësuesit dhe prindërit përgatiten për protesta, policia greke në gatishmëri

Në gatishmëri të shtuar ndodhen forcat e policisë greke pas trazirave në Francë dhe vendet e tjera europiane. Protestat e…

16 minutes ago

Prokurorët në Maqedoni i kërkojnë Gjykatës Kushtetuese vendim të shpejtë për koeficientët e pagave

Këshilli i Prokurorëve Publikë, Prokuroria Publike dhe Shoqata e Prokurorëve Publikë kërkojnë që Gjykata Kushtetuese të vendosë urgjentisht për ndryshimet…

17 minutes ago