Paraqitjet mbresëlënëse të futbollistëve të Kosovës i dhanë një vëmendje të veçantë javës së katërt të kampionatit italian, Serie A.
None found
Amir Rrahmani dhe Edon Zhegrova siguruan vende në formacionin më të mirë të javës, falë performancave të shkëlqyera me ekipet e tyre.
Rrahmani ishte një pengesë e pakalueshme për kundërshtarët në triumfin minimal 1-0 të Napolit në shtëpi kundër Bolognas, paraqitje për të cilën Sofascore e vlerësoi me notën 7.7.
Mbrojtësi realizoi 63 pasime me 91 për qind saktësi, largoi tri herë topin nga zona dhe fitoi tetë duele në ajër gjatë kësaj përballjeje.
Në krahun tjetër, Zhegrova spikati me fanellën e Juventusit, pavarësisht humbjes së ‘Zonjës së Vjetër’ në transfertë ndaj Sassuolos.
27-vjeçari hyri në lojë në minutën e 60-të dhe i mjaftuan 30 minuta në fushë për të shënuar dy herë.
Falë kësaj performance spektakolare, Sofascore e vlerësoi Zhegrovën me notën 9.2, ndërsa ai u shpall edhe ‘Lojtari i Ndeshjes’.
Sulmuesi kosovar regjistroi gjithsej tri goditje drejt portës së Aro Muric, dy nga të cilat u shndërruan në gola.
Krahas realizimeve, ai plotësoi 12 pasime, krijoi një mundësi të madhe për gol dhe u angazhua për të ndihmuar edhe në aspektin mbrojtës.
Këto ishin dy golat e parë të Zhegrovës në Serie A me fanellën e Juventusit, me shpresën që kjo paraqitje të shërbejë si nisja e një sezoni të madh për të te ‘Bianconerët’.
Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…
Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…
Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…
Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…
Dean KlafuriçTirana pret në stadiumin e Vorës Egnatian, për ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…