Zhegrova hero i Lille, e dërgon në Ligën e Kampionëve

Edon Zhegrova është heroi i skuadërs franceze, Lille.

Me golin e tij, ylli kosovar ia mundësoi Lille kualifikimin në fazën e grupeve të garës më prestigjioze evropiane.

Lille u mposht sonte 2:1 në udhëtim ndaj Slavia Pragës, por që u kualifikua tutje pas fitores 2:0 në ndeshjen e parë.

E para një jave, Edon Zhegrova kishte shënuar një gol, e njëjtë bëri edhe sonte.

Ylli kosovar e barazoi rezultatin në minutën e 77-të me një gol të bukur nga distanca.

Vendasit shënuan për 2:1 në minutën e 84-të, por që nuk ishte e mjaftueshme për t’i siguruar të paktën vazhdimet.

Kësisoj, Edon Zhegrovën do ta shohim në skenën më të madhe të futbollit evropian me skuadrën e tij, Lille.


Shtuar 28.08.2024 23:21