Zero pikë në dy ndeshje, bordi i Arsenalit vazhdon të këtë besim të plotë te Arteta

Trajneri Mikel Arteta me Arsenalin këtë edicion e ka nisur në mënyrën më të keqe të mundshme.

Skuadra londineze ka pësuar humbje në dy takimet e para ndaj Bentford (2-0) dhe Chelsea (2-0), duke mos arritur të shënojë asnjë gol.

Sidoqoftë, Arsenal në këto takime ka pasur mungesa të shumta shkaku që disa nga yjet e ekipit të parë janë të lënduar dhe disa të tjerë të sëmurë.

Shkaku i kësaj, sipas The Mirror, bordi i Arsenalit vazhdon të këtë besim të plotë të Arteta.

Mediumi anglez zbulon se Arsenal është duke provuar ende shitjen e lojtarëve, si Lucas Torreira, Sead Kolasinac, Eddie Nkeitah dhe Hector Bellerin.

Me Artetan si trajner, Arsenal ka fituar 47 ndeshje, barazuar 16 dhe humbur 25, derisa takimin e radhës e zhvillon kundër Manchester Cityt në “Etihad”.


Shtuar 23.08.2021 21:41