Categories: sport

Zemra më udhëzoi drejt Kosovës”, Dion Kacuri rrëfen arsyen e largimit nga Zvicra: Kualiteti është i jashtëzakonshëm

Mesfushori Dion Kacuri thotë se vendimin për të përfaqësuar Kosovën e mori duke dëgjuar ndjenjat e tij, pa qenë kjo një zgjedhje kundër Zvicrës.

Futbollisti ishte ndër emrat e rinj të Kosovës në shtator/tetor dhe debutoi në formacionin titullar në ndeshjen që përfundoi 0-0 ndaj Izraelit.

Të lidhura

None found

Në një intervistë të gjatë për podcastin “Story Times”, ku foli për rrugëtimin e tij në futboll, 22-vjeçari shpjegoi edhe vendimin për Kosovën.

“Mendoj se shumë njerëz e kanë interpretuar gabim. Nuk kam zgjedhur asnjëherë kundër Zvicrës dhe jam shumë mirënjohës. Kam qenë pjesë e të gjitha grupmoshave dhe e di çfarë përfaqëson kjo. Edhe ti e di, pasi ke fituar Kupën e Botës me Zvicrën: të veshësh fanellën e saj është nder, sepse përfaqëson vendin”, u shpreh ai.

Kacuri tregoi se kishte luajtur me përfaqësuesen U21 dhe se, kur ishte 22 vjeç, mori ftesë nga Franco Foda për t’u bashkuar me Kosovën në Ligën e Kombeve.

“Kur Franco Foda më tha: ‘Po të marr në Ligën e Kombeve me Kosovën, sepse mund të luash’, nuk vendosa aty për aty. M’u desh të mendoja dhe të flisja me të dashurën e familjen, duke peshuar çdo gjë”, tha mesfushori.

Vendimi, sipas tij, erdhi pas një periudhe reflektimi, ndërsa lidhjet familjare dhe vizitat e përvitshme në Kosovë patën rëndësi.

“Nuk ishte diçka e menjëhershme. Por, sa herë e mendoja ditë e natë, ndjenjat dhe zemra më tregonin të shkoja te Kosova. Kam shumë të afërm atje; prindërit kanë lindur dhe janë rritur atje. Edhe unë shkoj çdo vit në Kosovë, ndaj doja ta bëja këtë zgjedhje”, rrëfeu Kacuri.

Ai theksoi sërish se vendimi ishte në mbështetje të Kosovës, jo kundër Zvicrës, dhe tha se ka marrë shumë reagime në Instagram e komente të tjera për këtë çështje.

“Është e rëndësishme ta sqaroj, sepse shpesh jam keqkuptuar. Nuk zgjodha kundër Zvicrës, por për Kosovën”, shtoi ai.

Kacuri vlerësoi nivelin e skuadrës së Kosovës, duke përmendur paraqitjet ndaj Austrisë dhe në Ligën e Kombeve. Ai pranoi se ndeshja e dytë nuk ishte e mirë, por u shpreh i impresionuar nga cilësia e ekipit.

Mesfushori përmendi Fisnik Asllanin, që sezonin e kaluar ishte ndër lojtarët më të mirë në Bundesliga, si dhe Avdullahun e Hajdarin, të cilët luajnë në Bundesliga. Ai përmendi gjithashtu Vojvodën, që ka luajtur te Como dhe tani është pjesë e Udineses.

“Niveli është brutal dhe po ngrihet vazhdimisht, sepse gjithnjë e më shumë lojtarë po i bashkohen Kosovës. Për këtë arsye, do të jetë gjithnjë e më e vështirë që kundërshtarët të luajnë ndaj saj”, tha Kacuri.

Ai e cilësoi zgjedhjen si të duhur dhe përvojën me Kosovën si shumë të mirë, duke shpresuar se do të ketë më shumë minuta në fushë.

Kacuri mund të aktivizohet në ndeshjen e sotme të Kosovës kundër Izraelit.

të fundit

Rama flet për Ballukun dhe Veliajn: PS nuk mbron askënd me probleme me drejtësinë

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës në Asamblenë e Partisë Socialiste, u ndal te çështjet e drejtësisë që lidhen me Belinda…

5 minutes ago

Rama zgjodhi Ervin Demon sepse është i gatshëm të kryejë çdo krim”, Berisha sulmon Asamblenë e PS-së: Më kriminalë se të burgosurit e Peqinit

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka sulmuar ashpër Ervin Demon, pas caktimit të tij si drejtues politik i Partisë…

6 minutes ago

Pas raportit të Inspektoratit për vrasjen e Arlinda Zekajt, QPS-ja në Pejë jep sqarime

Komuna e Pejës ka publikuar sot sqarimin e Qendrës për Punë Sociale lidhur me Raportin e Inspektimit të Jashtëzakonshëm, pas…

10 minutes ago

Antigona Kotorri zbulon parashikimet astrologjike për javët e ardhshme (VIDEO)

Antigona Kotorri tregon çfarë i pret shenjat e horoskopit në javët në vijim (VIDEO) — Klan Kosova [...]Read More...

13 minutes ago

AUV shpërndan 400 mijë doza vaksinash për delet dhe dhitë

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka nisur shpërndarjen te shoqëritë veterinare të 400 mijë dozave të vaksinës kundër lisë…

15 minutes ago

Salah vendos rekord të ri si golashënuesi më i mirë i Egjiptit

Mohamed Salah zyrtarisht e ka çimentuar trashëgiminë e tij duke u bërë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave…

15 minutes ago