Dion Kacuri nuk do të jetë pjesë e Kosovës në përballjet e radhës në Ligën e Kombeve kundër Izraelit dhe Irlandës, për shkak të një dëmtimi në tendinën e Akilit.
Mesfushori 22-vjeçar pritet të qëndrojë jashtë për afro një muaj, çka e lë atë jashtë planeve të përzgjedhësit Franco Foda për këto dy ndeshje.
None found
Kaçuri iu bashkua përfaqësueses së Kosovës në vitin 2026, pasi më herët kishte luajtur për disa prej grupmoshave të Zvicrës.
Paraqitjen e parë me fanellën e “Dardanëve” e zhvilloi në barazimin 0-0 ndaj Izraelit. Ai e nisi takimin si titullar dhe qëndroi në fushë për 58 minuta.
Karrierën e tij futbollistike Kacuri e ka ndërtuar në Zvicër, ku ka luajtur për Grasshopper Zurichun dhe Baselin.
Ai ka qenë gjithashtu pjesë e Yverdon-Sportit, ndërsa në vitin 2026 kaloi te Austria Lustenau në formë huazimi nga Baseli.
Dëmtimi e pengon në një periudhë kur mesfushori po kërkonte të siguronte më shumë minuta dhe të rriste numrin e paraqitjeve me kombëtaren e Kosovës.
Prioriteti i tij tani është rikuperimi, me synimin për t’u kthyer në fushë brenda një kohe sa më të shkurtër.
Në Gjykatën Supreme të enjten po mbahet seanca gjyqësore ku shqyrtohet kërkesa për mbrojtjie të ligjshmërisë në rastin ndaj Jeton…
Anëtari i "Platformës 12.05", Andrej Petrov thotë se nuk ka pasur kurrë takim me kryeministrin Hristijan Mickoski, kur u pyet…
Që nga mëngjesi i sotëm, janë kryer kontrolle në dhjetëra lokacione, për shkak të një operacioni të ri nga Departamenti…
Në fjalën e tij nga foltorja e Kuvendit, kryetari i PD, Sali Berisha, ka shpërthyer në Parlament ndaj Taulant Ballës,…
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) në RMV ka sekuestruar rreth 2 tonë mish dhe produkte mishi të pasigurta gjatë…
Ministri i Punës, Familjes dhe Vlerave të Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, ka konfirmuar se kanë nisur inspektimet në Qendrën për…