Categories: sport

Ekskluzive: Dion Kacuri zgjedh Kosovën dhe merr ftesë për Ligën e Kombeve

Mesfushori Dion Kacuri do të jetë pjesë e Kosovës në katër ndeshjet e ardhshme të Ligës së Kombeve, pasi ka marrë ftesë nga përzgjedhësi Franco Foda.

Të lidhura

None found

Sipas burimeve të Telegrafit, 22-vjeçari është kontaktuar para dy ditësh nga trajneri gjerman dhe i është përgjigjur pozitivisht ftesës së “Dardanëve”. Kacuri bëhet kështu lojtari më i ri që bashkohet me Kosovën pasi më herët ka përfaqësuar Zvicrën.

Aktualisht, ai luan për skuadrën austriake Lustenau, ku është i huazuar nga Baseli. Në këtë edicion, mesfushori ka spikatur si një nga futbollistët më të mirë të ekipit, duke regjistruar gjashtë paraqitje dhe një gol.

Foda e ndoqi nga afër Kacurin në përballjen ndaj Sturm Graz, ku tekniku gjerman ishte i pranishëm në tribuna. Në atë takim, lojtari u vlerësua me notën 7.3 nga Sofascore. Sipas Transfermarkt, vlera e tij aktuale llogaritet në 600 mijë euro.

Kacuri është kryesisht qendërmesfushor, por gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe si numër 10 dhe numër 6, përkatësisht në rolin e mesfushorit ofensiv dhe atij defansiv.

Me këtë lëvizje, Kosova fiton një tjetër futbollist të talentuar nga Zvicra. Kacuri ka qenë pjesë e përfaqësueseve zvicerane U18, U19, U20 dhe U21.

Paraqitjet e tij me grupmoshat e Zvicrës kishin bërë që mediat e këtij shteti ta konsideronin si një pasues të mundshëm të Granit Xhakës. Megjithatë, në fund, 22-vjeçari vendosi që në nivelin ndërkombëtar të përfaqësojë Kosovën.

Në total, Kacuri ka luajtur 18 ndeshje për Zvicrën në këto kategori, ndërsa ka shënuar tre gola.

Ai ka edhe një lidhje të mëparshme me një tjetër futbollist të Kosovës, Leon Avdullahun. Të dy ishin titullarë së bashku te Baseli gjatë vitit 2024.

Lista e plotë e Kosovës pritet të publikohet në fund të javës. “Dardanët” do t’i zhvillojnë katër ndeshje brenda 14 ditësh, ndaj Austrisë, Irlandës dhe Izraelit, me Austrinë që do të përballet dy herë me Kosovën.

Kosova do ta nisë aventurën më 24 shtator, kur në stadiumin “Fadil Vokrri” do të presë Irlandën. Tri ditë më vonë, ekipi do të udhëtojë në Austri, ndërsa më 1 tetor do të luajë ndaj Izraelit në Hungari. Ndeshja e katërt do të zhvillohet më 4 tetor në Prishtinë, sërish kundër Austrisë.

të fundit

Doli: 15 more miners brought out of the mine

Pesëmbëdhjetë minatorë kanë dalë nga miniera pas disa orësh të vështira të kaluara të ngujuar në thellësi, duke sjellë lehtësim…

8 minutes ago

Father waits in tears for his son to be brought out of the Trepça mine

Me lot në sy dhe i shqetësuar për fatin e djalit të tij, një baba po pret me ankth jashtë…

9 minutes ago

Trepça miner after emerging from underground: Colleagues are well and climbing toward the exit

Ka filluar dalja e minatorëve nga miniera e Trepçës pas ngujimit të tyre nën tokë. Njëri nga minatorët që sapo…

9 minutes ago

Doli: 15 minatorë të tjerë u nxorën nga miniera

Pesëmbëdhjetë minatorë kanë dalë nga miniera pas disa orësh të vështira të kaluara të ngujuar në thellësi, duke sjellë lehtësim…

32 minutes ago

Baba me lot në sy pret nxjerrjen e djalit nga miniera e Trepçës

Me lot në sy dhe i shqetësuar për fatin e djalit të tij, një baba po pret me ankth jashtë…

43 minutes ago

Trepça miner recounts moments trapped in mine

Ka folur njëri prej 63 minatorëve që kanë mbetur të ngujuar sonte në horizontin e 11-të të minierës së Trepçës.…

53 minutes ago