sport

Zbulohet skema si Juventusi shkelte rregullat pa u kuptuar fare

Në muajin nëntor Prokuroria në Itali ka hedhur vështrim në të gjithë transferimet e kryera nga Juventusi, ndërsa së fundmi ka zbarkuar edhe në zyrat e Interit.

Ajo që është vënë re është ngritja e çmimeve të lojtarëve në mënyrë stratosferike dhe që ka qenë tërësisht e pavërtetë.

Të lidhura

None found

Nuk është asgjë e re nëse themi se italianët kanë artin e mashtrimit, e kemi parë edhe në fushën e lojës. Por këtë herë e kanë përdorur jashtë saj, me Juventusin që i ka tejkaluar në veçanti të gjitha limitet.Tanimë ka dalë edhe e gjithë skema sesi ekipet italiane mashtronin për t’ia hedhur “Fair Play”.

Në mënyrë që të balancohen blerjet e shtrenjta me të ardhurat e mëdha nga shitjet, Juventusi ngrinte çmimet në mënyrë fiktive të lojtarëve.

Pra një futbollist e shtrenjtonte shumë më tepër. Por atëherë, si është e mundur që një tjetër skuadër e blen një lojtar të Juventusit kur nuk vlen në atë sasi parash?

E thjeshtë, borxhi dhe nderi kthehet mbrapsht, është bashkëpunim për të shpëtuar të dyja. Paratë kthehen pas një ose dy vitesh me një tjetër transferim, nga ana e kundërt, për të dhënë shtesën e parave që janë fituar më herët. Le të marrim një shembull konkret për ta pasur më të qartë.

Juventusi ka marrë Artur nga Barcelona për 72 milionë euro dhe ky ishte transferimi i katërt më i lartë në gjithë historinë e klubit pas Ronaldos, Higuain dhe De Ligt. Një shumë absurde dhe e vështirë për t’u kuptuar në llogjikë të pastër, por gjithçka bëhet më e qartë kur sjellim ndërmend që Miralem Pjaniç kaloi nga Juventusi te Barcelona.30-vjeçari zhvilloi sezonin më të dobët në Serinë A para se të kalonte te Barcelona dhe kushtoi 60 milionë euro.

Në këtë mënyrë skuadrat u barazuan me shpenzimet ekstra që kishin për transferime që ishin tërësisht jashtë çdo linje llogjike sa i përket çmimeve. Juventus gjithashtu pati një shkëmbim të ngjashëm me Manchester City.

Joao Cancelo u transferua në Angli për 65 milionë euro dhe Danilo në Itali për 37 milionë euro. Janë të pafundme skemat që kanë përdorur kryesisht ekipet italiane në bashkëpunim me klube të tjera, për të shtuar vlerën e shitjeve të lojtarëve në mënyrë që të kishin më tepër hapësirë për blerje dhe për të larguar “Fair-Play financiar”.

Ndërsa paratë e dhëna dhe që ishin të tepërta gjatë një blerje, do t’i ktheheshin në muajt e ardhshëm në një formë ose në një tjetër.

Tags: Juventusi

të fundit

August Begins with Record Influx as Thousands of Diaspora Vehicles Arrive in Kosovo

Dita e parë e muajit gusht edhe këtë vit ka sjellë fluks të lartë të diasporës që po kthehen në…

4 hours ago

Barcelona synon Azzedine Ounahin, Deco vihet në lëvizje për transferimin

Barcelona ka intensifikuar përpjekjet për transferimin e mesfushorit maroken Azzedine Ounahi nga Girona, me klubin katalanas që kërkon të mbulojë…

5 hours ago

Gushti hapet me fluks rekord, mijëra automjete të diasporës mbërrijnë në Kosovë

Dita e parë e muajit gusht edhe këtë vit ka sjellë fluks të lartë të diasporës që po kthehen në…

5 hours ago

Lezhë: Gunman Fires at Moving Vehicle, Police Hunt Suspect

Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e kësaj të shtune në Lezhë, ku një automjet është qëlluar me armë…

5 hours ago

From BBV to Politics? Stenaldo: I Want to Serve My Country

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania 5”, Stenaldo Mëhilli, ka lënë të hapur mundësinë e një angazhimi në politikë në…

5 hours ago

Video/ Three Killed and 15 Injured in Powerful Explosion in Central Moscow

Tre persona humbën jetën dhe 15 të tjerë mbetën të plagosur si pasojë e një shpërthimi pranë një restoranti në…

5 hours ago