Jadon Sancho është larguar nga Manchester United për t’iu bashkuar Borussia Dortmundit në formë huazimi deri në fund të sezonit 2023/24 – duke i dhënë fund një ‘mërgimi’ gati pesë-mujor nga futbolli konkurrues.
Sancho nuk ka luajtur për Unitedin që nga fitorja 3-2 ndaj Nottingham Forest më 26 gusht.
Dhe pasi u la jashtë skuadrës për humbjen 3-1 ndaj Arsenalit më 5 shtator, një mosmarrëveshje publike – dhe bisedime të pasuksesshme të mëvonshme – midis lojtarit dhe trajnerit Erik ten Hag bëri që anglezi u përjashtua nga skuadra dhe nga trajnimi me ekipin e parë.
Si rezultat, Sancho tani po kthehet në Dortmund jo vetëm për të rimarrë formën e tij më të mirë, por edhe thjesht për të nisur sërish një futbollin me shokët e skuadrës.
Thuhet se United po paguan një të tretën e pagës së Sanchos, që mediumi Spotrac pretendon të jetë 250 mijë paund në javë, ndërsa ai është i huazuar në Gjermani.
Mes largimit të anësorit dhe paraqitjes së tij të fundit për United, kanë kaluar gjithsej 138 ditë ku Sancho nuk ka luajtur nën urdhrat e Ten Hag.
Nëse paga e raportuar e lojtarit është vërtet e saktë, Sancho do të ketë marrë 35,714 paund në ditë në Old Trafford.
Dhe për këtë arsye ai do të ketë fituar një shumë mahnitëse prej mbi 4.9 milionë funtesh që nga paraqitja e tij e fundit kundër Forest.
Sipas Metro, Unitedi refuzoi një kërkesë specifike nga Dortmundi për të futur një opsion për blerjen e klauzolës si pjesë e kontratës së huazimit të Sanchos, pasi ata shpresojnë se paraqitjet e forta në Gjermani do të ndihmojnë në rritjen e vlerës së tregut të 23-vjeçarit. /Telegrafi/