Zbulohet prapaskena, Van Dijk mund të ishte transferuar te klubi i vogël anglez

Ish-trajneri i Crystal Palace, Neil Warnock, ka treguar se ai kishte mundësinë të arrinte marrëveshje me yllin e tanishëm të Liverpooolit, Virgil van Dijk, për transferim me vlerë 5 milionë funte, por se drejtori i klubit anashkaloi këtë mundësi, duke u arsyetuar në “ritmin e ngadalshëm” të futbollistit.

“Ai që u largua nga unë ishte Virgil van Dijk. Ma ofruan kur isha në Crystal Palace për 5 milionë funte. Por drejtori im tha se ishte shumë i ngadalshëm dhe përfundoi në Southampton. Është turp sepse çdo gjë që mund t’i mungojë në ritëm, ai kompenson 10-fishin e aftësisë së tij për të lexuar lojën”, tha Warnock.

Van Dijk vazhdoi të shkëlqejë te Saints dhe më pas në Liverpool, ku ai ka lulëzuar në një nga mbrojtësit më të mirë në botë, shkruan Goal.


Shtuar 15.06.2022 21:46

Tags: