Tashmë është zbuluar paga marramendëse që tekniku belg Vincent Kompany do të marrë si trajner i ri i Bayern Munichut.
Gjatë muajit shkurt ishte konfirmuar se Thomas Tuchel do të largohet nga Bayerni në fund të sezonit 2023/2024.
Të lidhura
None found
Që nga atëherë, emra si Xabi Alonso, Erik Ten Hag, Roberto De Zerbi dhe një numër kandidatësh të tjerë, ishin lidhur me një kalim në Bavari.
Pas disa javësh spekulimesh, u njoftua të mërkurën se ish-kapiteni i Manchester Cityt, Vincent Kompany, është bërë trajneri i ri i Bayern Munich.
“FC Bayern ka konfirmuar Vincent Kompany si trajnerin e tyre të ri. 38-vjeçari është pajtuar me një kontratë me kamiponët gjermën deri më 30 qershor 2027. Ish-reprezentuesi belg së fundmi ishte trajner i Burnleyt në Ligën Premier”, thuhej në komunikatën e Bayernit.
Tani, është zbuluar edhe paga marramendëse e 38-vjeçarit tek Bayerni.
“Bayerni ka zbrazur xhepat e vet për Vincent Kompany. Paga e tij është në regjionin e 7-9 milionë eurove për vit me bonuse të përfshira”.
“Për krahasim, paga e Tuchel tek Bayerni ishte rreth 9 milionë euro neto për vit plus bonuset. Paga e Nagelsmann dhe Flick tek Bayerni ishte rreth 6 milionë euro neto në vit plus bonuset”, ka raportuar gazetari Florian Plettenberg.
Pas shumë e shumë vitesh dominim në elitën e futbollit gjerman, Bayerni iu nënshtrua një sezoni të vështirë.
Seria e tyre prej 10 vitesh si kampionë të Bundesligës, u ndërpre nga Bayer Leverkuseni i Xabi Alonsos të cilët e përfunduan sezonin si të pamposhtur.
Përveç dështimit në ligë, bavarezët nuk ia dolën që të korrin sukses as në Ligën e Kampionëve, aty ku u eliminuan në gjysmëfinale nga Real Madridi. /Telegrafi/
🚨Excl. | FC Bayern dug deep into their pockets for Vincent #Kompany. His salary is in the range of €7-9 million gross per year with possible add-ons included!
For comparison, Tuchel's salary at FC Bayern was around €9 million gross per year plus bonuses.
Nagelsmann‘s and… pic.twitter.com/zIiA7rHPpx
— Florian Plettenberg (@Plettigoal) May 31, 2024
