Erling Haaland, i cili është nën kontratë deri në qershor të vitit 2027, vazhdon të jetë subjekt i spekulimeve të vazhdueshme të transferimit, veçanërisht për një lëvizje të mundshme drejt Real Madridit.
Spekulimet kanë marrë më shumë bazë pas raportimeve të “AS”, i cili sugjeron se sulmuesi norvegjez ka dëshiruar të i lërë vetes një mundësi për t’iu bashkuar “Merengues” duke përfshirë një klauzolë të largimit prej 250 milionë eurosh në kontratën e tij, e cila do të aktivizohet në verën e vitit 2025.
Megjithatë, raporti i “AS” vë në dukje se për momentin Real Madridi konsideron këtë kalim si thuajse të pamundur nga këndvështrimi financiar.
Klubi madrilen është duke u përgatitur për një transferim tjetër të madh, me synimin e transferimit të yllit të Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe, gjatë verës së ardhshme.
Një marrëveshje që pritet të përfshijë një shumë të konsiderueshme të parave dhe një pagë të lartë për sulmuesin francez.
Ky çështje për Real Madridin mund të jetë një lajm i mirë për Manchester City, ekipi aktual i Haalandit.
Citizens janë të interesuar për të vazhduar kontratën me ish-lojtarin e Salzburgut dhe Borussia Dortmundit, duke përfituar nga heshtja relative e Real Madridit në këtë çështje.
Haaland, i cili është i lidhur emocionalisht me ëndrrën për të luajtur për Los Blancos një ditë, dhe përfaqësuesja e tij, Rafaela Pimenta, janë të interesuar që të integrojnë një klauzolë të ngjashme edhe në çfarëdo kontrate të re, duke i lënë sërish një mundësi të hapur për një kalim të ardhshëm në La Liga.
Sulmuesi 23-vjeçar ka një rekord të fortë këtë sezon në Ligën Premier, duke shënuar 19 gola në 25 ndeshje deri më tani.
Performanca e tij e jashtëzakonshme në fushë dhe potenciali i tij për të rritur më tej vlerën e tij në tregun e transferimeve bëjnë që të gjithë sytë të jenë të fiksuar mbi të dhe vendimet që do të marrë në karrierën e tij. /Telegrafi/