Gennaro Gattuso po përgatitet të marrë përsipër trashëgiminë e rëndë të stolit të Italisë të lënë bosh nga Luciano Spalletti pas fitores ndaj Moldavisë, e cila në fakt erdhi pasi vendimi për ta shkarkuar atë ishte marrë tashmë nga turpërimi në Oslo në fushë kundër Norvegjisë, gjë që e ndërlikoi rrugën në grupin kualifikues të Kupës së Botës.
Edicioni i sotëm i “La Stampa”-s përqendrohet gjithashtu në temën e Gattusos si trajner i Italisë, e cila thellohet në aspektin e kontratës.
Gattuso, ka “përqafuar” kauzën për një pagë “normale”, prej rreth 1 milion eurosh neto, pak më pak, deri më 30 qershor 2026, me një opsion të mundshëm në rast se arrin në Kupën e Botës.