Atletja e njohur shqiptare, Luiza Gega, ka folur për raportet e saj me meshkujt kohët e fundit, pas famës që ka marrë me fitoren e medaljes së artë.
Teksa dha një intervistë për Gazetën Panorama, Luiza u shpreh se numri i meshkujve që I shkruajnë është mjaft i lartë.
Ajo shtoi se ka qenë mjaft e impenjuar gjatë kohëve të fundit, duke mos pasur kohë as për t’i lexuar mesazhet që i shkruajnë.
E famshme, e suksesshme, një krenari kombëtare, a është shtuar numri i meshkujve që ju shkruajnë?
“Yyyy, namiii, ahahha, unë mendoj ende s’po gjej kohë për t’u relaksuar për vete, sepse vërtet ka qenë periudhë shumë dinamike për mua. Ka plot njerëz që më shkruajnë, sidomos në rrjetet sociale, por as që nuk kam kohë t’i shikoj”, u shpreh Luiza Gega./albeu.com/