Ylli i Real Madridit në dyshim për finalen e Ligës së Kampionëve shkaku i lëndimit

Aurelien Tchouameni mori një lëndim kundër Bayernit Munichut në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve të mërkurën mbrëma.

Faqja zyrtare e Los Blancos ka konfirmuar lëndimin e mesfushorit francez.

“Pas testeve të kryera sot, ai është diagnostikuar me një dëmtim në shputën e këmbës së majtë. Në pritje të vlerësimit”, thuhet në njoftim.

Raporti mjekësor i klubit nuk thotë asgjë për datën e pritshme të rikuperimit të mesfushorit, por mediat kanë filluar të shkruajnë për mungesën e tij në finalen e Ligës së Kampionëve.

The Athletic, Cope dhe El Chiringuito raportojnë të gjithë se francezi është në dyshim për finalen e Ligës së Kampionëve, ku Los Blancos do të përballen me Dortmundin në Ëembley më 1 qershor.

Gazeta L’Equipe shton se Tchoaumeni ka luajtur me dhimbje gjatë javëve të fundit. U bë shumë në ndeshjen e Bayernit dhe ai duhej të largohej pas 60 minutave lojë. /Telegrafi/


Shtuar 9.05.2024 17:33