Amad Diallo ka nxitur edhe më shumë spekulime sa i përket të ardhmes së tij, duke fshirë nga rrjetet e tij sociale të gjitha fotografitë që kanë të bëjnë me Manchester United.
21-vjeçari i cili shkëlqeu në Championship me fanellën e Sunderlandit sezonin e kaluar, ka hasur në vështirësi që të gjejë minuta me ekipin e parë që prej rikthimit në ‘Old Trafford’.
None found
Ai ka pësuar një lëndim serioz në gju gjatë parasezonit dhe është rikthyer në stërvitje të plotë me ekipin e parë në dhjetor, diçka që ishtë parë si një lajm i mirë tek ‘Djajtë e Kuq’ për shkak të kalendarit të ngarkuar.
Por, Diallo ka luajtur vetëm 63 minuta në të gjitha garat, diçka që duket të jetë një burim frustrimi për Diallon, i cili iu bashkua Unitedit në 2021 për shumën e 37 milionë eurove.
Në fakt, Diallo duket se ka fshirë gjithçka që ka të bëjë me klubin nga rrjetet e tij sociale, ndërsa tri postimet e tij të vetme në Instagram janë të dedikuara për Sunderlandin.
Diallo në mënyrë të paharrueshme fitoi çmimin si ‘Lojtari më i mirë i Vitit nga Fansat’ gjatë kohës së tij tek Sunderlandi, aty ku kishte shënuar 14 gola në 42 ndeshje.
Para duelit të Manchester United ndaj Fulhamit muajin e kaluar, Ten Hag kishte thënë se Diallo e meriton të luajë pas paraqitjeve në stërvitje, por që atij nuk i është dhënë mundësia. /Telegrafi/
Në emisionin “Në Shënjestër” në News24, të gazetares Klodiana Lala, u trajtua ngritja e Ergys Agasit nga një ish-zyrtar i…
Që nga aktivizimi i aplikacionit vakcinacija.mk për vaksinim falas kundër gripit sezonal, deri më tani janë regjistruar 70.185 persona, informuan…
Gjykata Themelore në Prishtinë i caktoi masën e paraburgimit një muaj dy të pandehurve, Zhikica Belosoviq dhe Gruica Belosoviq, të…
Avokatja Adelina Hoxha, e cila përfaqësonte Arlinda Zekajn, gruan 49-vjeçare të vrarë në Vitomiricë të Pejës, ka treguar se klientja…
Në emisionin “Në Shënjestër”, të gazetares Klodiana Lala, u trajtua arrestimi i Ergys Agasit në zonën e Plepave në Durrës,…
Toyota Motor Europe ka shitur gjithsej 936.042 automjete Toyota dhe Lexus gjatë nëntë muajve të parë të vitit 2026, duke…